Home / Sport / Të dielën në Tetovë, “Kuq e zinjtë” përballen me Dritën

Të dielën në Tetovë, “Kuq e zinjtë” përballen me Dritën

Shkëndija e Tetovës periudhën e mbetur deri në start ta kampionatit të ri do të shfrytëzojë me séanca stërvitore me tempo të lehtë, me qëllim që futbollistët më të freskët tëp resin kampionatin, ndërsa të dielën në Tetovë do të zhvillohet edhe ndeshja kontrolluese me skuadrën e Dritës së Bogovinës.

Shkëndija e Tetovës pas rrikthimit nga Austria ka vazhduar përgatitjet në stadiumin e Qytetit, ku do të presë fillimin e kampionatit të ri. Pos seancave të rregullta stërvitore, shefi i stafit teknik Qatip Osmani e ka parë të arsyeshme që të zhvillojë edhe një ndeshje kontrolluese, për të mbajtur ekuilibrin dhe formën e skuadër të arritru në Austri. Për këtë qëllim të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë, Shkëndija do të përballet me Dritën e Bogovinës, dhe kjo do të jetë një mundësi e mirë që futbolldashësit nga Tetova dhe rethina të shikojnë formën momentale të të dyja ekipeve. Ndërkohë sa i përket sezonit të ri, Shkëndija në javën e parë do të përballet me Teteksin dhe dalëngadalë ka filluar të ndjehet tensioni që sjell ky takim. Ekipi punon sipas planit të hartuar dhe sigurisht se do të kërkojë fitoren, ndërsa përgatitje ka edhe në mesin e tifozëve të flaktë të Shkëndijës, “Ballistëve”, të cilët përgatisin “shoun” e tyre të rradhës. Trajneri Qatip Osmani dhe mesfushori Nebi Mustafi më herët kanë qenë pjesë e Teteksit, ndërsa me fanellën e Shkëndijës kanë zhvilluar disa derbi kundër rivalit lokal, madje në disa raste duke qenë deçiziv në sukseset e Shkëndijës. Ndërkohë Elemdin Rexhepi këtë verë përforcoi Shkëndijën, duke braktisur pikërisht rradhët e Teteksit.

“Teteksi i përket të kaluarës time dhe unë tani jam futbollist i Shkëndijës, prandaj mendoj vetëm për këtë skuadër. Unë pres që me përkrahjen e tifozëve do të shënojmë fitore. Unë nuk ndjej kurfarë emocioni sa i përket asaj se më herët kam luajtur te Teteksi, ndërsa shpresoj që nëse më jepet rasti të arrij shënoj gol në rrjetën e kundërshtarit”, – deklaroi Elmedin Rexhepi.

Mesfushori Nebi Mustafi që në fillim u pa se do të jetë përforcim i madh për Shkëndijën, i cili me përvojën e tij do të jetë ndihmesë e madhe për futbollistët më të rij. Mustafi shprehet i kënaqur me nivelin që ka arritur skuadra në pjesën e deritanishme të kampionatit, duke shpresuar që në fund të rradhitet në pjesën e epërme të renditjes tabelare.

“Sigurisht që duhet të jemi të kënaqur me fazën përgatitore dhe lojërat e treguara në ndeshjet kontrolluese. Jemi përballur me kundërshtarë të fortë dhe kemi treguar se mund tu kundërvihemi denjësisht skuadrave më të forta nga kampionate të ndryshme Europiane. Nëse arrijmë që atë nivel ta performojmë edhe në kampionatin vendor mendoj se do të jemi në mesin e skuadrave që do të luftojnë për kreun e tabelës. Këtë kampionat besoj që për titullin të luftojnë, Metalurgu, Rabotniçki dhe Renova, të cilët duket se punojnënë mënyrë më profesionale, ndërsa në asnjë moment nuk do ta kisha lënë pa përfshirë nga ky grup edhe Shkëndijën, e cila besoj se shumë shpejt të gjithë skeptikëve do tu tregojë forcën e saj të vërtetë”, – tha ish-anëtari i përfaqësueses së Maqedonisë, Nebi Mustafi.

Ndërkohë trajneri Qatip Osmani medon se ekipi është i përgatitur për sfidat që e presin në Ligën e Parë, ndërsa dëshiron fitore në start kundër Teteksit.

“Ne kemi zhvilluar përgatitje kualitative dhe ndeshje të forta kontrolluese, prandaj mendoj se të gatshëm e presim sezonin e ri. Përballja me Teteksin do të jetë një sfidë e veçantë, siç ka ndodhur gjithjë në të kaluarën. Megjithatë mendoj se ne jemi në përparësi, për më shumë nga fakti që kemi një publik fantastik. Shpresoj që të fillojmë sezonin me fitore”, – tha ish-numri “11” i Shkëndijës dhe tani shef i stafit teknik të skuadrës “Kuq e zi”, Qatip Osmani.

Gllavevski mungon për shkak të lëndimit

Sulmuesi i Shkëndijës Bllgaojçe Gllavevski këto ditë nuk është duke ushtruar me skuadrën pas ka një lëndim të lehtë. Ai ka pësuar në një nga seancat stërvitore, ndërsa sipas fizoterapeutit nuk bëhet fjalë për diçka serioze dhe se pas vetëm disa ditëve ai do të rrikthehet në stërvitje.
“Gllavevski ka një lëndim të natyrës së lehtë, për sanimin e të cilit nevojiten dy-tre ditë pushim. Nuk është asgjë serioze dhe së shpejti ai do të rriktheht të punojë më skuadrën”,-deklaroi fizoterapeuti i Shkëndijës, Fadil Rustemi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *