Home / Lajme / Maqedoni / Të dielën në Tetovë shënohet dita e pavarësisë së SHBA-ve

Të dielën në Tetovë shënohet dita e pavarësisë së SHBA-ve

3 korik-
“Komuna e Tetovës ka pasur koordinim dhe ka realizuar projekte të shumta me këndin amerikan. Ne përkrahim këto evenimente të cilat janë në të mirë të qytetarëve. Njëherit ftojmë të gjithë qytetarët të marin pjesë në koncertin festiv në qendër të qytetit për të festuar së bashku ditën e SHBA-ve”, tha Pustina.

Në vigjilje të shënimit të 4 korrikut, ditës së pavarësisë së SHBA-së , Këndi Amerikan në Tetovë, ka shpalosur agjëndën lidhur më manifestimin e kësaj date.

Gjatë një pres konference me gazetarë kooridnatori i kënit amerikan në Tetovë Gëzim Sulejmani, tha se ky evemiment organizohet për herë të parë në Maqedoni, respektivisht në qytetin e Tetovës duke sjell në këtë mënyrë frymën e miqësisë të dialogut dhe duke promovuar mesazhin e madh të lirisë, të paqes dhe tolerancës.

“Kremtimi i 4 korrikut-Ditës së pavarësisë së SHBA-ve në Tetovë. Është një shenjë e quqishme miqësie, komunikimi, që tashmë CAT e kultivon më shuëms e dy vjet e gjysmë funksionimi.

Ky horizont miqësie është kultivuar nëpërmjet një bashkëpunimi të ngjeshur dhe të shkëlqyer me ambasadën e SHBA-ve në Shkup dhe më shumë ekspert dhe personalitete të cilët kanë ardhur për të hapur dialogun në qytetin tonë nga vendi mik amerika”, tha Sulejmani.

Përfaqësuesi i Ambasadës së SHBA-ve në Shkup Gazmend Iljazi, tha se ky eveniment i cili për herë të parë mbahet në Tetovë mëton të jetë tradicional.

“Kjo është hera e parë që bëhet në këtë mënyrë dhe shpresojmë se do të kemi një ditë mjaftë festive e cila është e dizajnuar në atë mënyrë që të gjithë grupmoshat të shijojnë nga dicka dhe të festojnë” u shpreh ai duke përcjellë ftesën në emër të Ambasadorit Filip Riker që të ftojë gjithë qytetarët në Maqedoni dhe ata të Tetovës që të bashkangjiten në datën 4 korrik dhe të festojnë këtë festë të madhe kombëtare të SHBA-ve”, tha Iljazi.

Ndërkohë që shënimin e kësaj feste e ka përkrahur edhe komuna e Tetovës. Zëdhënësi i komunës Flakran Pustina theksoi përkrahjen morale dhe financiare që ka dhënë kryetari i komunës.

“Komuna e Tetovës ka pasur koordinim dhe ka realizuar projekte të shumta me këndin amerikan. Ne përkrahim këto evenimente të cilat janë në të mirë të qytetarëve. Njëherit ftojmë të gjithë qytetarët të marin pjesë në koncertin festiv në qendër të qytetit për të festuar së bashku ditën e SHBA-ve”, tha Pustina.

Nga Instituti Wilson u tha se ndryshimet në komunitet i ka filluar me atë që në mënyrë shumë pozitive dhe të ngrohtë iu përgjigj idesë së Këndit Amerikan për të organizuar një festë të tillë duke qenë se në Shqipëri për dhjetë vite të tërra shënojmë dhe festojmë të gjitha festat amerikane dhe ato kombëtare.

Ditën e diel është paraparë një marsh nga qendra e qytetit deri në kalanë e Tetovës, më pas në qendër do të ketë program për fëmijë, pas dite një ekspozitë , kurse në mbrëmje do të ketë koncert me yjet e estradës Elita 5, Ciljeta, Greta Koçi etj.

Në mbrëmje është paraparë që të mbajnë fjalime, ministrja e kulturës Elizabeta Kamçeva, deputetja e VMRO-DPMNE-së Vesna Jançevska, zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi, kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti, drejtori i shkollës Ëodrou Ëilson Adrian Masha, Gëzim Sulejmani koordinator i këndit amerikan në Tetovë dhe ambasadori I SHBA-ve në Shkup Filip Riker.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *