Home / Lajme / Rajon / Thaçi: Jo shkëmbimit të territoreve

Thaçi: Jo shkëmbimit të territoreve

10 korrik-
“Nëse tolerojmë ndryshimin e kufijve, atëherë do të ketë një efekt zinxhiror dhe pasoja për tërë rajonin. Pasojat do të ndihen në Maqedoni, Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë. Secili vend i rajonit ka Mitrovicën e vet”, u shpreh Thaçi.

Kosova nuk do të marrë në konsideratë asnjë shkëmbim territoresh me Serbinë për të zbutur tensionet në rajon, sepse një hap i tillë mund të ketë pasoja të gjera negative, ka thënë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

“Është një ide shumë e keqe. Qëllimi im nuk është ndryshimi i kufijve, por integrimi në strukturat euro-atlantike”, ka thënë Thaçi për agjencinë Reuters.

“Nëse tolerojmë ndryshimin e kufijve, atëherë do të ketë një efekt zinxhiror dhe pasoja për tërë rajonin. Pasojat do të ndihen në Maqedoni, Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë. Secili vend i rajonit ka Mitrovicën e vet”, u shpreh Thaçi.

Kryeministri kosovar po merr pjesë në Samitin e Kroacisë që po mbahet në Dubrovnik. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *