Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Veprimi politik sipas modelit të flamanëve

Thaçi:Veprimi politik sipas modelit të flamanëve

6 korrik-
“Nëse për këtë veprim të PDSH-së mbi baza të të respektimit të prioriteteve ka argumente të bollshme ata që e nxitën atë konflikt gjatë gjithë jetës së tyre dp të ballafaqohen me kërkesën që t`i arsyetojnë motivet e konfliktit, dhe meqë këto agrumente nuk mund të gjenden ata, si i mbyturi që kapet për një fije të kashtës, kërkojnë shpëtimin tek Marrëveshja e Ohërit. Por, sa më shumë që meren me të aq më shumë ajo deformohet”, tha Thaçi.

Në procesin e deritanishëm historik është dokumentuar se revolucionet, konfliktet e armatosura nuk japin efekte pozitive afatgjate ngaqë shumë shpejtë zhvillimet shoqërore kthehen në shtratin evolutiv.
Dihet mirëfilli se ata që me revolucion e marrin pushtetin pastaj, kur u has sharra në gozhdë me hipokrizi kumtojnë se ndryshimet nuk mund të bëhen brenda natës por ngadalë dhe më ngadalë. Me siguri dini se kush flet. Kështu tha mbrëmë në Gostivar kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, gjatë shënimit të 13 vjetorit të bashkimit mes PPDSH-së dhe Partisë Demokratike Popullore dhe nga ky bashkim doli PDSH-ja.

Thaçi tha se shumë popuj kanë telashe të ngjashme si ne, dhe popujt që përdorin dhunën pa konept hyjnë në spiralen e dhunës prej së cilës pastaj shumë vështirë dalin.

“Shembull tipik është përvoja e popullit të shumëvuajtur palestinez. Karshi këtij modeli destruktiv është ai i pushtimit të lirisë hapa pas hapi që përdoret nga flamanët e Belgjikës.

Ata pa tendosje revolucionare por me punë të palodhshme dhe konsekuencë politike çdo ditë e më shumë e zgjerojnë hapësirën shoqërore për vete duke mos ia ngushtuar askujt.Sipas botëkuptimeve të vjetra çështjet etnike shfaqen aty ku niveli i zhvillimit ekonomik është I ulët. Belgjika është njëri nga shtetet më të zhvilluara të botës por atje megjithatë antagonizmat mbi baza etnike vazhdojnë të zhvilllohen por me një urtësi të admirueshme qytetëruese”, tha Thaçi të hënën mbrëma në Gostivar.
Kreu I PDSH-së duke u ndalur në veprimin e PDSH-së gjatë të së kaluarës tha se në vitin 2001, kjo parti e ndryshoi trajektoren e veprimit të saj duke u angazhuar në artikulimin e motiveve të konfliktit të dyshimtë.

“Nëse për këtë veprim të PDSH-së mbi baza të të respektimit të prioriteteve ka argumente të bollshme ata që e nxitën atë konflikt gjatë gjithë jetës së tyre dp të ballafaqohen me kërkesën që t`i arsyetojnë motivet e konfliktit, dhe meqë këto agrumente nuk mund të gjenden ata, si i mbyturi që kapet për një fije të kashtës, kërkojnë shpëtimin tek Marrëveshja e Ohërit. Por, sa më shumë që meren me të aq më shumë ajo deformohet”, tha Thaçi.

Në këtë përvejtor ka folur edhe kryetari i kuvendit qendror Arbër Xhaferi. Ai tha se PDSH-ja, ndarjen ose bashkimin e ka bërë mbi një platformë të qartë politike dhe kombëtare.

“Kur këto qëllime janë të qarta atëherë edhe bashkimi funksionon pa telashe. Bashkimi i PPDSH-së dhe PDP-së ishte funksional dhe jetëgjatë për shkak se u bë mbi një platformë të qartë politike dhe kombëtare. Zotimet që u morën u respektuan me përpikëri, kështu që nuk pat reagime negative. Sot PDSH-ja ngërthen në vetvete atë frymë kombëtare të PPDSH-së dhe PDP-së që dëshmon se uniteti është i mundshëm kur botëkuptimet, qëllimet, metodat dhe prioritetet janë të përafërta’, tha Xhaferi.

Në fund Thaçi tha se PDSH-ja do të vazhdojë të japë prioritet kontestimit të modifikimeve të Marrëveshjes së Ohrit, respektimit të Ligjit për amnisti, proceseve integruese të Maqedonisë në NATO dhe UE, kompromisit lidhur me emrin e Maqedonisë, por në asnjë çast nuk do të harrojë nevojën për revitalizim të strukturës partiake, seleksionimit të kuadrit si dhe bashkëpunimit me faktorët që kanë vizione moderne evropiane për Maqedoninë dhe rajonin në përgjithësi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *