Home / Sport / Tiago Silva pranë Realit

Tiago Silva pranë Realit

Reali i Madridit është duke kërkuar një mbrojtës qendre të klasit botëror. Murinjo është duke kërkuar një partner në mbrojtje për Serxho Ramos dhe ndër kandidaturat e mundshme ku përfshihen mbrojtësit si Bruno Alvesh dhe Vidiç, portugezi Murinjo preferon brazilianin e Milanit,Tiago Silva.

Mbrojtësi i Milanit është më shumë i avantazhuar për të veshur fanelën e Realit, pasi të dy klubet gëzojnë një mardhënie të mirë që i jep shanse të mëdha për të kryer transferimin Tiago Silvës në Bernabeu.

Agjenti që do të merret me transferimit e brazilianit është Jorgo Mendez, pikërisht agjenti që solli në Bernabeu Kristiano Ronaldon.

Ky transferim ka shumë shanse të ndodh pasi do të kryhet nga një agjent i njohur por edhe shumë prej 10 milion eurosh që jep klubi madrilen, duket se do të bind Galianin, që të lërë të lirë qendërmbrojtësin brazilian Tiago Silva të largohet drejt Madrdit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *