Home / Sport / Tirana zbret në ‘stacionin’ e dytë të Evropës

Tirana zbret në ‘stacionin’ e dytë të Evropës

Tirana i jep lamtumirën Evropës me dinjitet. Skuadra bardheblu ka arritur të barazojë 1-1 me holandezët e Utrehtit në ndeshjen e kthimit për turin e dytë të Ligës së Evropës, të luajtur në stadiumin kombëtar “Qelam Stafa”.

Ndeshja ka nisur e mirë për miqtë që kalojnë të parët në avantazh që në minutën e 3-të me anë të Van Volfsvinkel, bërë që të heshtin edhe ata pak tifozë që ishin të pranishëm në stadium për të mbështetur ekipin bardheblu.

Skuadra e Tiranës, e cila e kishte humbur takimin e parë 4-0, hidhet në sulm për të gjetur golin e barazimit.

Në të 11-tën, mbrojtësi kavajas, Andi Lila, që mbante dhe shiritin e kapitenit, solli barazpeshën për ekipin e drejtuar nga Starova.

Deri në fund të takimit nuk munguan përpjekjet nga të dyja skuadrat për të shënuar, por golin nuk u duk në horizont. Me barazimin e arritur Tirana ka rrëmbyer duartrokitje e tifozerisë dhe të drejtuesve më të lartë të saj.

Kujtojmë që Tirana kaloi turin e parë në Ligës së Evropës duke eliminuar hungarezët e ZTE.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *