Home / Sport / Topi i Artë dhe trofeu i FIFA-s bashkohen në një

Topi i Artë dhe trofeu i FIFA-s bashkohen në një

Topi i Artë dhe çmimi “FIFA World Player”, tani e tutje do të jenë një trofe i vetëm, i cili do t’i jepet futbollistit më të mirë në botë.

Lajmi u bë i ditur nga vetë presidenti i FIFA-s Sep Blater, i cili ka firmosur në Johanesburg një akord me presidenten e grupit që ka pronësi revistën France Football, Mari-Oldi Amauri.

Çmimin do të mbajë emrin “Topi i Artë i FIFA-s” dhe do të jepet në muajin janar. Përsa i përket jurisë ajo do të përbëhet nga trajnerët dhe kapitenët e ekipeve komnëtare, si edhe nga përfaqësues të gazetarëve sportivë, duke ruajtur traditën e të dy trofeve të mëparshëm.

Këtë sezon, ceremonia për dorëzimin e Topit të Artë të FIFA-s, do të zhvillohet më 10 janar 2011 në Zyrih. Vendimi për të unifikuar dy trofetë më të rëndësishëm në aspektin personal për një futbollist, ishte bërë gati i detyrueshëm, duke parë se si revista France Football, ashtu edhe FIFA, kanë zgjedhur të njëjtin lojtar në vitet e fundit: në 2006 Kanavaro, në 2007 Rikardo Kaka, në 2008 Kristiano Ronaldo dhe në vitin 2009 Lionel Mesi.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *