Home / Sport / Uimbëlldon, Serena-Zvonareva finalja e femrave

Uimbëlldon, Serena-Zvonareva finalja e femrave

Do të jetë tenistja amerikane kundërshtarja e ruses Vera Zvonareva në finalen e turneut të Uimbëlldonit.

Fitorja në tre sete ndaj Tsvetana Pironkovës i dha finalen e parë në karruierë ruses Zvonareva, ndërkohë që për Uilliamsin bëhet fjalë për finalen e gjashtë në turneun e Londrës. Më e vogla e motrave amerikane siguroi biletën e finales pasi mposhti në dy sete (7-6, 6-2) tenisten çeke Petra Kvitova.

Serena është në ndjekje të titullit të katërt në Uimbëlldon, pas atyre të fituar në vitin 2002, 2003 dhe vitin e kaluar. “Vera është një lojtare e madhe. Për herë të parë luan në finale dhe jam e sigurt që të dyja do të japim maksimumin”, pohoi Uilliams lidhur me kundërshtaren.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *