Home / Lajme / Maqedoni / ULET KOMPENZIMI PËR RREGULLIMIN E TOKËS NDËRTIMORE

ULET KOMPENZIMI PËR RREGULLIMIN E TOKËS NDËRTIMORE

7 korrik-
Kryetari Isen Asani ka thënë se se ky Vendim është sjellë konform përcaktimeve programore të udhëheqësisë së komunës së Tearcës dhe i njëti do të vlejë 90 ditë.

URIM Hasipi
Këshilli i Komunës së Tearcës gjatë një mbledhjeje ka sjellë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për caktimin e kompenzimit për ndërtimin e objekteve për banim dhe objekteve tjera, me të cilin vendim është bërë ulja e kompenzimit për rregullimin e tokës ndërtimore.
Kryetari i kësaj Komune Isen Asani thotë se të vetëdijshëm për gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarëve tanë si dhe përgjegjës për përmbushjen e kërkesave të ligjshshme të tyre, Komuna e Tearcës, në pajtim me nenin 1 dhe 2 të këtij Vendimi të miratuar nga Këshilli komunal, u mundëson qytetarëve që nga data 5 korrik të fillojnë procedurë të rregullt për ndërtime të reja si dhe të legalizojnë objektet e tyre individuale (shtëpitë) dhe objektet afariste me taksa komunale shumë më të ulëta.
Këto do të vlejnë për ndërtim të ndërtesave individuale për banim dhe objekteve të tjera që ndërtohen në truallin e ndarë për ndërtim, të përfshirë në Programë, dokumentacion urbanistik dhe rajon ndërtimi, për objektet individuale për banim dhe objektet tjera të ndërtuara në tokën personale do të paguhet kompenzim në vlerë 120,00 den. Metër katrorë neto sipërfaqe e shfrytëzuar e ndërtimit”, si dhe për ndërtimin e hapësirës afariste në objekt dhe jashtë tij, si dhe për objektet tjera që u shërbejnë objekteve afariste që do të ndërtohen në truallin ndërtimor që nuk është i përfshirë në Programë, paguhet kompenzim prej 180,00 denarë për metër katrorë.
Kryetari Asani ka thënë se se ky Vendim është sjellë konform përcaktimeve programore të udhëheqësisë së komunës së Tearcës dhe i njëti do të vlejë 90 ditë. Autoritetet e Komunës njëkohësisht i thërrasin qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të legalizojnë objektet e tyre, sepse pas këtij afati do të ketë rritje të taksës komunale për rregullimin e tokës ndërtimore.
Njëkohësisht, pas përfundimit të afatit të mësipërm, të gjithë ata qytetarë që nuk do respektojnë ligjin do të ballafaqohen me Inspektoratin për ndërtim pranë komunës së Tearcës.
Ndryshe kjo do të jetë një mundësi për shkak se mjetet e arkëtuara nga taksat komunale do t’u kthehen qytetarëve përmes formës së investimeve në shumë sfera duke përfshirë, infrastrukturën, arsimin, kulturën, etj.
Kryetari Asani tha se sa më shumë që qytetarët i shlyejnë detyrimet ndaj komunës aq më shumë rriten objektivat e komunës për investime.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *