Home / Lajme / Maqedoni / Ura e dëmtuar izolon gjysmën e fshatit Odër

Ura e dëmtuar izolon gjysmën e fshatit Odër

25 korrik-
“Kemi bë kërkesë edhe gojore edhe me shkrim tek kryetari i Komunës. Ende nuk ka asnjë përgjigje. Ne tash do presim nga Kryetari i Komunës nëse apelon dicka në të mirë , mirë, nëse nuk na jep ndihmë financiare do i përdorim nga fshatarët tonë”, thotë Mexhit Fejzuli, kryetar i BL.

Fashati Odër i Komunës së Tearcës, që prej një viti është ndarë në dy pjesë në dy pjesë për shkak të dëmtimit të urës lidh fshatin. Për pasojë mbi 300 shtëpi të pjesës veriore të fshatit kanë vështirësi të mëdha për të arritur te mjeku, varrezat, apo për kryerjen e punëve vjeshtore. Banorët shprehen të revoltuar se kërkesa e atyre për meremtimin e urës tashëm një vit ka hasur në vesh të shurdhër.
“Si ma zi, s’mundemi te kalojmë këndej, kjo është e pa kalueshme, nuk është vetëm në këmbë, por vijnë me vetura s’munden të kalojnë. Kjo rrugë e lidh Bellovishtin dhe Vratnicën, është rrugë kryesore”, thotë një banor i fshatit.
“Problem është me të vërtet, kjo është katastrofë, un nuk e di kush është kompetent për këtë, nuk marrin masa për urën.”, ankohet një banor tjetër.
Kryetari i Bashkësisë vendore, thotë se disa herë ka bërë kërkesë në Komunën e Tearcës për meremetimin e urës, por përgjigje ende nuk ka. Por Kryetarit i Komunës, cështjen e adreson tek Ministria e transportit dhe Lidhjes e cila nuk ka ndarë fonde edhe pse projekti është dërguar me kohë.
“Kemi bë kërkesë edhe gojore edhe me shkrim tek kryetari i Komunës. Ende nuk ka asnjë përgjigje. Ne tash do presim nga Kryetari i Komunës nëse apelon dicka në të mirë , mirë, nëse nuk na jep ndihmë financiare do i përdorim nga fshatarët tonë”, thotë Mexhit Fejzuli, kryetar i BL.
“Me urgjencë morrëm masa dhe ju drejtuam qeverisë me një kërkesë që të na dalin në ndihmë, zotri zv kryeministri Abdylaqim Ademi e mori kërkesën dhe tha që do e shqyrtojmë këtë çështje me seriozitet, pas një muaji në një takim me Ministrin e Transportit edhe ai tha se do ju dalim në ndihmë , kërkuan nga ne që ta realizojmë projektin për urën në fjalë, projektin e realizuam ua adresuam dhe tash një vit asgjë konkret nuk ka”, tregon Isen Asani, kryetar i Komunës së Tearcës.
Për kryerjen e obligimeve mëse të domosdoshme, banorët e këtij fshati janë të detyruar që të përdorin një ure tjetër që ndodhet një kilometër mbi fshatin e tyre. Por edhe ajo është tejet e dëmtuar dhe paraqet rrezik potencial për jetën e banorëve.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *