Home / Sport / Uruguaj-Holandë, gjysmëfinalja e “gjymtuar”

Uruguaj-Holandë, gjysmëfinalja e “gjymtuar”

Sot zhvillohet takimi i parë i gjysmëfinales së Kampionatit Botëror në Futboll “Afrika e Jugut 2010”, ku takohen Holanda dhe Uruguai, duke filluar nga ora 20.30.

Edhe pse Holanda shihet si favorit, pasi kanë eliminuar Brazilin, trajneri Bert Van Marvijk i druhet shumë euforisë në prag të kësaj sfide.

“Kemi parë shumë ndeshje të Uruguait. Njoh futbollistë të ndryshëm të kësaj skuadre dhe e di që do jetë një ndeshje e komplikuar. Në orët e fundit u kam përsëritur shpesh lojtarëve të mi që të mos bien në eufori”, tha Van Marvijk.

Për tulipanët duket se ka kaluar edhe alarmi që mban emrin e Robin Van Persit. Sulmuesi i Arsenalit dukej se nuk do të luante në këtë takim pas ndeshjes me Brazilin, por mjekët kanë bërë të ditur se ai mund të bëjë një tjetër riaftësim rekord. Ndërkohë problem mbetet zëvendësimi i dy të pezulluarve për arsye kartonash, De Jong e Van der Viel.

Në krahun tjetër, Uruguai synon të shkruajë një faqe të historisë. Trajneri Oskar Uashington Tabarez deklaroi se misioni është ende i mundur, megjithëse përballë është një nga skuadrat më të forta të botës, e cila në çerekfinale arriti të eliminojë Brazilin.

Për të ngritur moralin e skuadrës së tij, trajneri uruguaian ka rikthyer në mendjen e lojtarëve Botërorët e fituar në vitet 1930 dhe 1950.

Problemi më i madh për amerikano-jugorët është mungesa e Luis Suarez, i cili është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq të marrë ndaj Ganës, ndërkohë që edhe Lodeiro dhe kapiteni Diego Lugano janë të dëmtuar dhe ende nuk janë 100 % i sigurt për lojë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *