Home / Sport / Van Gal sfidon Maradonën: Më jepni Argjentinën!

Van Gal sfidon Maradonën: Më jepni Argjentinën!

Ndërkohë që Maradona është në bisedime për nënshkrimin e kontratës së re, holandezi Luis van Gal është shprehur i disponueshëm të marrë drejtimin e kombëtares argjentinase.

Tekniku aktual i Bajernit të Mynihut ka deklaruar se dëshiron të jetë trajner i një kombëtareje që synon të fitojë tituj. “Mund të jetë Argjentina”, saktësoi ai. Fjalë mëse të qarta, që kanë zënë vend në faqet e para të gazetave në Argjentinë.

Megjithëse aktualisht mban detyrën e trajnerit të Bajernit, Van Gal është shprehur i gatshëm të heqë dorë nga stoli bavarez nëse vjen një ofertë nga federata e futbollit në Argjentinë. Marrëveshja e tij me nënkampionët e Evropës përfundon në qershor të vitit 2012. Gjithçka do të mësohet pas takimit mes Maradonës dhe kreut të federatës, Hulio Grondona, takim që do të zhvillohet të martën ose të mërkurën.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *