Home / Sport / Van Gal zgjedh favoritin për Champions: Barcelona

Van Gal zgjedh favoritin për Champions: Barcelona

Ndërkohë që vijon fazën përgatitore në Itali, tekniku i Bajernit të Mynihut, Luis van Gal, përcakton favoritët për trofeun e Evropës në sezonin e ardhshëm.

Për holandezin, Barcelona do të jetë ekipi për t’u mundur. “Barcelona është skuadra më e mirë në Europë. Finalistët e edicionit të kaluar nuk janë skuadrat më të forta në qarkullim. Por jo gjithnjë fiton më i miri, përndryshe Barcelona do të kishte fituar gjatë gjithë këtyre viteve”, pohoi Van Gal nga grumbullimi në Itali.

Sipas 58-vjeçarit, vetëm Çelsi dhe Mançester Junajtid mund t’i afrohen nivelit të katalanasve. “Të tjerët vijnë një shkallë më poshtë. E kam fjalën për ne, Interin, Lionin dhe Realin e Madridit. Gjithsesi, ky është gjykimi im i përgjithshëm pasi gjithçka mbetet për t’u parë në fushën e lojës. Nuk duhet lënë mënjanë edhe fati”, shtoi holandezi i stolit bavarez.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *