Home / Sport / Vendimi i papritur i Canës, transferohet te Gallatasarai

Vendimi i papritur i Canës, transferohet te Gallatasarai

Mesfushori kosovar, Lorik Cana, ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me skuadrën turke, Gallatasaj. Skuadra turke ka paguar 6 milionë euro për reprezentuesin e Shqipërisë. Cana në edicionin fundit luajti për skuadrën e Sanderlendit ku ishte edhe kapiten i skuadrës. Mendohet se shkak për largimin e Canës nga Premir Liga është që të jetë me afër familjes. Në ligën turke përveç Canës në edicionin e ri do të aktivizohen edhe Debatik Curri dhe Labinot Harpuzi.

Kuqeziu largohet nga anglezët e Sandërlend dhe firmos për 4 vjet me gjigantët turq

Njihet për lojën e fortë dhe fizike, megjithatë Lorik Cana konfirmon se di të jetë një driblues i mirë… mbi të gjitha jashtë fushës. Në mënyrë të papritur, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka vendosur të largohet nga Sandërlendi në Premiershipin anglez dhe firmos kontratë 4-vjeçare me Gallatasarain. Sipas marrëveshjes me gjigantët turq, 27-vjeçari do të përfitojë 2 milionë euro rrogë vjetore dhe 7500 euro për çdo ndeshje që do të luajë. Lajmi për afrimin e zv.kapitenit të përfaqësuesit kuqezi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit të Stambollit. “Gallatasarai ka arritur një marrëveshje 4-vjeçare me mesfushorin e Sandërlendit, Lorik Cana”, theksohej aty. “Për futbollistin profesionist, Lorik Cana, klubit anglez do t’i paguhen 4.5 milionë euro, ndërsa lojtari do të përfitojë rrogë 2 milionë euro në vit dhe 7500 euro për çdo ndeshje”. Nga ana e tij, Cana ka bërë të ditur se vendimi për t’u larguar nga Premiershipi nuk ishte aspak i lehtë, ndërsa arsyeja kryesore për t’u transferuar në kampionatin turk ishte dëshira për të qenë më afër familjes. Ai theksonte se ka zgjedhur klubin turk, në mënyrë që të luajë në kupat e Europës. “Prej ditës së parë te Sandërlendi dashuria me skuadrën dhe tifozët ishte e jashtëzakonshme. Kam dhënë gjithçka për klubin dhe nuk do ta harroj këtë aventurë. Por më është dhënë mundësia të luaj në kupat e Europës, në Ligën e Kampionëve dhe veçanërisht të jem më afër familjes sime. Ky nuk ishte një vendim i lehtë për mua dhe shpresoj që njerëzit ta kuptojnë”, tha mesfushori. Gallatasarai ka fituar 17 tituj në Turqi, ndërsa në vitin 2000 triumfoi në Kupën UEFA dhe UEFA Super Cup në 2000, duke qenë klubi i vetëm turk që ka fituar një trofe europian.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *