Home / Lajme / Maqedoni / Vendosen ulëse në pjesët më të frekuentuara të qytetit‏

Vendosen ulëse në pjesët më të frekuentuara të qytetit‏

20 korrk-
Projekti përfshin edhe vendosjen e 300 korpave të cilat do të shfrytëzohen për hedhurina të imëta. Përpos ulëseve në këto vende do të vendosen edhe elemente të tjera në mënyrë që Tetova të fitojë pamjen e duhur evropiane.

Të dielën, kanë filluar punët për vendosjen e ulëseve për qytetarë në pjesët më të frekuentuara të qytetit. Ulëse do të vendosen në Bulevardin “Ilinden”, rrugën e Gostivarit, rreth pallatit të kulturës, pikat ndalëse të autobusëve dhe furgonëve dhe para objekteve fetare.

Projekti përfshin edhe vendosjen e 300 korpave të cilat do të shfrytëzohen për hedhurina të imëta. Përpos ulëseve në këto vende do të vendosen edhe elemente të tjera në mënyrë që Tetova të fitojë pamjen e duhur evropiane.

Shërbimet përkatëse në komunën e Tetovës kërkojnë nga qytetarët që së bashku të kujdesemi për elementet e reja që do të vendosen në qytet.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *