Home / Sport / Zyrtare, Kolarov te Mançester Siti

Zyrtare, Kolarov te Mançester Siti

Pas shumë e shumë përpjekjesh dhe bisedimesh, përfundimisht Aleksandar Kolarov është futbollist i Mançester Sitit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi anglez nëpërmjet një njoftimi në faqen e internetit. Kjo është e katërta goditje në merkato për klubin e sheikëve arabë, pas David Silvës, Jaja Turesë dhe Zherom Boatengut.

Sipas mediave angleze, ish-mbrojtësi serb i Lacios ka nënshkruar një marrëveshje pesë vjeçare dhe pasi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore, do t’i bashkohet skuadrës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga operacioni Lacio përfitoi 19 milionë stërlina (rreth 22.7 milionë euro).

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *