Home / Lajme / Maqedoni / 95 viktima në fatkeqësi komunikacioni gjatë 2010

95 viktima në fatkeqësi komunikacioni gjatë 2010

12 gusht-
Pakujdesia gjatë drejtimit të makinave, shpejtësia e madhe, mosrespektimi i rregullave në komunikacion si dhe përdorimi i alkoolit, janë ndër arsyet kryesore për rritjen e fatkeqësive të komunikacionit. Këshilli Republikan për siguri në komunikacion ka apeluar që shoferët e makinave të kenë kujdes në komunikacion.

Nga fillimi i këtij viti e deri në këtë muaj 95 veta kanë humbur jetën në fatkeqësitë e komunikacionit. Ky është bilanci i publikuar nga Këshilli republikan për siguri në komunikacion.

Pakujdesia gjatë drejtimit të makinave, shpejtësia e madhe, mosrespektimi i rregullave në komunikacion si dhe përdorimi i alkoolit, janë ndër arsyet kryesore për rritjen e fatkeqësive të komunikacionit. Këshilli Republikan për siguri në komunikacion ka apeluar që shoferët e makinave të kenë kujdes në komunikacion.

“Apelojmë tek shoferët që të kenë kujdes në rrugë, të respektojnë shpejtësitë e përcaktuara në trafik, të planifikojnë kohën e udhëtimit, të rregullojnë klimatizimin brenda makinës, etj”, ka theksuar Lupço Stavrevski nga Këshilli republican për siguri në komunikacion.

Vitin e kaluar kanë humbur jetën 160 veta në fatkeqësi komunikacioni, ndërsa edhe gjatë vitit 2008 ka qenë numër gati i njejtë i viktimave.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *