Home / Lajme / Rajon / AAK: Qeveria Thaçi bisedime të fshehta me Beogradin

AAK: Qeveria Thaçi bisedime të fshehta me Beogradin

10 gusht-
“Kemi informacione të sakta se në këtë kohë po zhvillohen takime dhe bisedime sekrete me Serbinë, takime dhe bisedime këto të cilat do t’ia humbin plotësisht kuptimin çfarëdo bisedimeve, të cilat do të ndodhin më tutje dhe takime të cilat e bëjnë pjesën tjetër të popullit të Kosovës dhe të politikës së Kosovës që të jetë në pozitë që të mos pajtohet me gjithë atë që bëhet në emër të popullit të Kosovës, pa dijeninë e popullit të Kosovës”, theksoi Gjini.

Deputeti nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini të martën në një konferencë për shtyp akuzoi qeverisjen aktuale në Kosovë se po zhvillon bisedime të fshehta me Serbinë.

“Kemi informacione të sakta se në këtë kohë po zhvillohen takime dhe bisedime sekrete me Serbinë, takime dhe bisedime këto të cilat do t’ia humbin plotësisht kuptimin çfarëdo bisedimeve, të cilat do të ndodhin më tutje dhe takime të cilat e bëjnë pjesën tjetër të popullit të Kosovës dhe të politikës së Kosovës që të jetë në pozitë që të mos pajtohet me gjithë atë që bëhet në emër të popullit të Kosovës, pa dijeninë e popullit të Kosovës”, theksoi Gjini.

Deputeti Gjini, gjithashtu premtoi se së shpejti ky subjekt do të dalë edhe me të dhëna të tjera rreth këtyre bisedimeve që, siç pretendohet nga zyrtarët e AAK-së, janë duke u zhvilluar, por që nuk dihet se cila është tema e tyre.

Duke iu referuar këtyre deklaratave të zyrtarëve të AAK-së, kreu i Qeverisë, Hashim Thaçi, tha se ato janë qesharake. Thaçi nuk u përqendrua shumë në akuzat e AAK-së për bisedime sekrete me Serbinë, duke kaluar në një temë tjetër – atë të rëndësisë që ka për Kosovën mendimi këshillëdhënës i GJND-së dhe sesioni i ardhshëm i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. (INA)

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *