Home / Lajme / Maqedoni / Ademi: Punësimet sipas Marrëveshjes së Ohrit nuk e ngarkojnë administratën

Ademi: Punësimet sipas Marrëveshjes së Ohrit nuk e ngarkojnë administratën

18 gusht-
“Njëri do të jetë kryesisht për bashkësitë më të vogla etnike, për romët dhe turqit, pasi konstatuam se janë më pak të përfaqësuara në administratën shtetërore, por vërejtjen e njëjtë e kemi edhe nga BE-ja. Deri nga fundi i muajit do të ketë edhe një shpallje për rreth 250 punësime, në shtator dhe një tjetër, por nuk është vendosur për çfarë numri”, informoi Ademi.

Punësimet të cilat dalin nga përfaqësimi i drejtë nuk e ngarkojnë administratën dhe për këtë nuk duhet askush të brengoset. Ky është obligim nga Marrëveshja e Ohrit, dispozitë kushtetuese dhe duhet të implementohet. Nuk janë të shumta, por janë në kuadër të kapacitetit të administratës për apsorbimin e kuadrove të rinj, tha sot zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi, i obliguar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Qeveri.

Deri tani sipas kësaj baze, është realizuar një shpallje prej 290 punësimeve. Muajt e ardhshëm do të ketë me siguri edhe një ose dy të reja.

“Njëri do të jetë kryesisht për bashkësitë më të vogla etnike, për romët dhe turqit, pasi konstatuam se janë më pak të përfaqësuara në administratën shtetërore, por vërejtjen e njëjtë e kemi edhe nga BE-ja. Deri nga fundi i muajit do të ketë edhe një shpallje për rreth 250 punësime, në shtator dhe një tjetër, por nuk është vendosur për çfarë numri”, informoi Ademi.

Ai është i kënaqur nga dinamika e deritanishme e punësimeve sipas Marrëveshjes së Ohrit.

“Kjo është paraparë në planin dhe strategjinë tonë dhe është prioritet i Qeverisë. Interpretimet e ndryshme nga partitë e ndryshme politike dhe personaliteteve tjerë vijnë çdoherë varësisht nga pozita e tyre nëse janë në pushtet ose opozitë. Partitë e njëjta politike prej vitit 2002 deri në vitin 2006 Marrëveshjen e kanë shpallur të vdekur, të pavlefshme, por kur ishin në pushtet prej vitit 2006 deri në vitin 2008 çdo ditë tentonin të përfitojnë pikërisht nga ajo. Ato deklarata i vlerësojmë si joserioze, nuk kontribuojnë për implementim të Marrëveshjes së Ohrit”, tha zëvendëskryeministri.

Ademi përsëriti se Marrëveshja e Ohrit ka arritur ta ndërpresë gjakderdhjen në Maqedoni, e stabilizoi shtetin, kontribuoi për proceset evroatlantike të vendit dhe për këtë shkak jemi të obliguar që tërësisht ta zbatojmë.

Së shpejti, paralajmëroi ai, të punësuarit në pajtim me përfaqësimin e drejtë, të cilët ende janë në shtëpi, do të ftohen në institucione.

“Qeveria vazhdimisht, në çdo seancë, sistemon nëpunës shtetëror të cilët pranohen në Sekretariatin. Ky numër vazhdimisht zvogëlohet dhe së shpejti do të jetë zero. Nuk kemi numër të saktë sa të tillë ka në momentin, sepse në çdo seancë zvogëlohet, për 20 deri 30 nëpunës sistemohen”, tha Ademi.

Në pyetjen si Maqedonia do të veprojë sipas Iniciativës së Qeverisë serbe për parashtrimin e rezolutës në KB, Ademi u përgjigj se vendimi përfundimtar me siguri nuk do të jetë i kundërt me aktivitetet e deritanishme rreth pavarësisë së Kosovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *