Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti kërkon që 13 gushti të shpallet festë shtetërore

Ahmeti kërkon që 13 gushti të shpallet festë shtetërore

13 gusht-
“Është mëse e vërtetë që nga institucionet drejtuese të vendit, siç është Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Parlamentit, Ministria e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Brendshme e kështu me radhë, nuk drejtohen nga shqiptarë dhe është domosdoshmëri që për të patur besimin reciprok, sigurisht që nga këto organe kaq të rëndësishme të drejtimit të shtetit domosdo që duhet të ketë edhe shqiptarë etnikë të Republikës së Maqedonisë.
Kjo është një çështje që ne si BDI e kemi vënë në tavolinën e bisedimeve,” – tha për BBC-në Ahmeti.

Më 13 gusht mbushen nëntë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni që i dha fund konfliktit të armatosur mes forcave qeveritare maqedonase të sigurisë dhe guerilasve shqiptarë.
Me këtë rast duke folur për programin Zigzag të BBC-së, Ali Ahmeti, kryetar i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, që në vitin 2001 ishte në ballë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, tha se kjo forcë politike kërkon që 13 gushti të shpallet festë shtetërore.
“Marrëveshja e Ohrit nuk është thjesht një pamflet politik apo një trakt për qëllime ditore propagandistike, por është një dokument me vlera historike dhe u arrit në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme të luftës së UÇK-së. Është e vetmja marrëveshje politike paqesore që ka arritur me sukses të avancohet dhe jetësohet brenda kësaj periudhe,” – tha Ahmeti për BBC-në.

Si arritje ai përmendi ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë dhe ndryshimin e statusit juridiko-politik të shqiptarëve në këtë vend.
Kreu i BDI-së tha se pret që ndërkohë të hiqet nga rendi çështja e përdorimit zyrtar në shkallë vendi edhe të gjuhës shqipe, por edhe që të rritet ajo që ai e qujati mirëbesim mes dy komuniteteve më të mëdha, maqedonasve dhe shqiptarëve:

“Është mëse e vërtetë që nga institucionet drejtuese të vendit, siç është Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Parlamentit, Ministria e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Brendshme e kështu me radhë, nuk drejtohen nga shqiptarë dhe është domosdoshmëri që për të patur besimin reciprok, sigurisht që nga këto organe kaq të rëndësishme të drejtimit të shtetit domosdo që duhet të ketë edhe shqiptarë etnikë të Republikës së Maqedonisë.

Kjo është një çështje që ne si BDI e kemi vënë në tavolinën e bisedimeve,” – tha për BBC-në Ahmeti.
Ndërkaq, Qendra për hulumtim dhe krijim të politikave me seli në Shkup ka bërë një studim rreth një segmenti të Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimit të drejtë të komuniteteve jomaqedonase në administratë.
Bashkim Bakiu i kësaj qendre i tha BBC-së se Marrëveshja e Ohrit, ndonëse ndërpreu konfliktin dhe ndryshoi statusin e shqiptarëve, ajo ende nuk po përmbush kërkesat e plota të shqiptarëve të Maqedonisë. /bbc/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *