Home / Lajme / Maqedoni / Aksion për pastrimin e qytetit

Aksion për pastrimin e qytetit

24 gusht-
“Gjatë këtij aksioni do të bëhet pastrimi i pjesëve të ndryshme, me theks të veçantë i hapësirave rreth objekteve arsimore, konkretisht rreth shkollave fillore dhe të mesme në qytet” tha Hasan Luma drejtor i NPK “Tetova”.

NPK “Tetova”-Tetovë në kuadër të aktiviteteve të përditshme, të martën ka filluar aksionin për pastrimin e tërësishëm të qytetit.

“Gjatë këtij aksioni do të bëhet pastrimi i pjesëve të ndryshme, me theks të veçantë i hapësirave rreth objekteve arsimore, konkretisht rreth shkollave fillore dhe të mesme në qytet” tha Hasan Luma drejtor i NPK “Tetova”.
Sipas tij, aksioni përfshin pastrimin e hapësirave të gjelbëria, dhe skajeve të rrugëve.
Njëkohësisht, është pastruar edhe oborri tek shkolla fillore periferike “Migjeni” në Drenovec, në mënyrë që kjo shkollë të jetë e gatshme për fillimin e mësimit më 1 Shtatorë.

Drejtori i NPK-Tetova, Hasan Luma, apelon qytetarët që të kyçen në këtë aksion për pastrimin e qytetit, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për një Tetovë më të pastër

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *