Home / Lajme / Maqedoni / Aliu fton në debat televiziv Ademin. Ademi rrefuzon

Aliu fton në debat televiziv Ademin. Ademi rrefuzon

16 gusht
Gjatë një pres konference me gazetarë, të hënën në selinë e PDSH-së në Tetovë, Aliu, i ka bërë ftesë publike Ademit, për të ballafaquar argumentet dhe kundërargumentet se sa është iplementuar marrëveshja e Ohërit gjatë vitit 2006-2008 kur pjesë e qeverisë ishte PDSH-ja dhe sa janë të arriturat brenda dy viteve 2008-2010, kur pjesë e qeverisë është BDI-ja.“Shumë të pavërteta, shumë gënjeshtra për sa i përket implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, për sa i përket nivelit të realizimit të të drejtave të shqiptarëve.

Nënkryetari i PDSH-së dhe ish zëvendëskryeministri në qeverinë e Maqedonisë gjatë vitit 2006-2008, Imer Aliu, ka ftuar publikisht në tv duel zëvendëskryeministin për implementimin e marrëveshjes së Ohërit Abdilaqim Ademi.

Gjatë një pres konference me gazetarë, të hënën në selinë e PDSH-së në Tetovë, Aliu, i ka bërë ftesë publike Ademit, për të ballafaquar argumentet dhe kundërargumentet se sa është iplementuar marrëveshja e Ohërit gjatë vitit 2006-2008 kur pjesë e qeverisë ishte PDSH-ja dhe sa janë të arriturat brenda dy viteve 2008-2010, kur pjesë e qeverisë është BDI-ja.“Shumë të pavërteta, shumë gënjeshtra për sa i përket implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, për sa i përket nivelit të realizimit të të drejtave të shqiptarëve.

Për ti ballafaquar argumentet, faktet, të dhënat, ftoj publikisht zëvendëskryeministrin për implementim të Marrëveshjes së Ohrit, Abdylhaqim Ademin, në duel televiziv, me qëllim që opinioni, nga dora e parë, të merr informata për sa i përket realizimit të Marrëveshjes së Ohrit, realizimit të të drejtave të shqiptarëve pas vitit 2001. Kemi dëgjuar deklarata se situata qenka përmirësuar në mënyrë drastike pas vitit 2001. E ftoj publikisht që të dalim në duel, ti ballafaqojmë argumentet se si ka qenë gjendja para vitit 2001 dhe si është gjendja tash, pas vitit 2001, të arriturat e Partisë Demokratike Shqiptare gjatë funksionimit në qeveri, 2006-2008, si dhe kohës së qeverisjes të BDI-së gjatë viteve 2002-2006 dhe 2008-2010”, deklaroi Aliu. Ai tha se vendin, kohën, gazetarët ia lë që ti zgjedhë Abdylhaqim Ademi. “Kuptohet se nuk do të presim përgjithmonë për përgjigje nga ai, ka afat një javë që të përgjigjet për këtë ofertë të Partisë Demokratike Shqiptare”, tha ai.

Kërkesa e Imer Aliut, është së paku apsurde sepse konsideroj se nuk ka cka të bisedohet me personin i cili ishte në pozitë të angazhohet për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe nuk bëri asgjë në këtë drejtim ndërsa për shkak të këtij mossuksesi tani as që e pranon marrëveshjen në fjalë kështuqë nuk ka çka të bisedohet me dikë për diçka që ai nuk e pranon.Nëse mendon se duhet që të mbrojë tezën se Marrëveshja e Ohrit është e vdekur, këtë njëherë duhet t’ia sqaroj popullit dhe bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet ne pergjigjen e zevendeskryeministrit Abdilaqim Ademi.

“Pas rrefuzimit të Ademit ka mbritur kundërreagimi nga ana e Aliut, ku në mes tjerash thuhet, se është e vërtetë së Marrevshja e Ohrit është e vdekur, pasi ju e keni mbuyt, Ti dhe partia jote. Sa I ëprket moratoiutim që e përmendën , këtë term, për herë të parë e kemi dëgjuar kur ju bëtë koalicion me VMRO-DPMNE, dhe pasojat e këtij moratorium shqiptarët I përjetojnë cdo ditë.Kurse kjo nuk pranon duel televiziv tregon se jeni mashtrues ti dhe partia jote”, thuhet ne kunderpergjigjen e Aliut

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *