Home / Lajme / Maqedoni / Aliu:DI po manipulon me statusin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Aliu:DI po manipulon me statusin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

27 gusht-
Kaloi 1 vit, 2, 3, 4, 5. 6. 7, 8, 9, dhe shqiptarët ende dëgjojnë deklarata për formim të komisioneve ndërpartiake për këtë çështje, afate 1, 2, 3, 6 muajshe, deri ne vit të ri, deri në fund të mandatit….dhe dëgjojmë më pas Gruevskin dhe zëvendësit e ministrave maqedonas të BDI-së se si ju demantojnë dhe ju quajnë gënjeshtarë!”, ka theksuar Aliu.

Deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare, Imer Aliu, ka akuzuar partinë shqiptare në pushtet, Bashkimin Demokratik për Integrim, lidhur me, siç thuhet, manipulimet me statusin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Sot do t’i sqaroj Abdilaqim Ademit, Ali Ahmetit dhe BDI-së një fakt tjetër dhe një kapitull të radhës në epitafin e Marrëveshjes së Ohrit. Fakt të cilin shqiptarët dhe faktori ndërkombëtar e dinë e që ka të bëjë me mosimplementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Aneksit C, pra Statusi i ish pjesëmarrësve dhe invalidëve të konfliktit të vitit 2001.

Kaloi 1 vit, 2, 3, 4, 5. 6. 7, 8, 9, dhe shqiptarët ende dëgjojnë deklarata për formim të komisioneve ndërpartiake për këtë çështje, afate 1, 2, 3, 6 muajshe, deri ne vit të ri, deri në fund të mandatit….dhe dëgjojmë më pas Gruevskin dhe zëvendësit e ministrave maqedonas të BDI-së se si ju demantojnë dhe ju quajnë gënjeshtarë!”, ka theksuar Aliu.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *