Home / Lajme / Maqedoni / Aliu:Ja pse ka vdekur Marrëveshja e Ohërit

Aliu:Ja pse ka vdekur Marrëveshja e Ohërit

23 gusht-
Se ju konfliktin e bëtë që të instaloheni në pushtet vërehet nga serviliteti juaj ku më 26 shtator 2008 deputetët e partisë tënde e të Ali Ahmetit në parlament pranuan, që dy deputetëve të partisë tuaj të ju merret imuniteti, Hisen Xhemailit i akuzuar për rastin e ashtuquajtur “punëtorët e Mavrovës” si dhe Hajrulla Misimit për “Pendën e Likovës”.

Anëtari i kryesisë qendrore të PDSH-së Imer Aliu, duke ju përgjigjur zëvendëskryeministrit Abdilaqim Ademi, kur ky i fundit kishte kërkuar sqarim se Marrëveshja e Ohërit ka vdekur, Aliu, tha se nuk kemi nevojë tu sqarojmë shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtarë se Marrëveshja e Ohrit është e vdekur, pasi që ata veç më e dinë këtë por këtë ua sqarojmë atyre që u janë errësuar sytë.

“Sot, do të sqaroj detajisht, për ty dhe partinë tënde katërçipërisht, se si ka vdekur një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, Ligji për Amnisti.

Ky ligj që buron nga Marrëveshje e Ohrit është miratuar në parlament në Mars të vitit 2002, në atë kohe ti dhe do tjerë që sot jeni punëtorë të Gruevskit nuk ishit askund, kurse Ali Ahmeti me grupën e tij ishin katandisur diku në Prizren.

Se ju konfliktin e bëtë që të instaloheni në pushtet vërehet nga serviliteti juaj ku më 26 shtator 2008 deputetët e partisë tënde e të Ali Ahmetit në parlament pranuan, që dy deputetëve të partisë tuaj të ju merret imuniteti, Hisen Xhemailit i akuzuar për rastin e ashtuquajtur “punëtorët e Mavrovës” si dhe Hajrulla Misimit për “Pendën e Likovës”.

BDI së bashku me Ali Ahmetin dhe ty, me të dy këmbët e shkelët “Ligjin për Amnisti” ku qartë pamundësohet procesuimi i 4 rasteve te Hagës nga ana e Gjykatave vendore”, deklaroi Aliu, gjatë një pres konference me gazetarë të hënën në Tetovë. Sipas Aliut, në seancën parlamentare ku u diskutoheshte për marjen e imunitetit të dy deputetëve të partisë BDI-së , Xhevat Ademi do të deklarojë.

” Nuk duam te jemi problem, nëse duhet qe edhe kjo të ndodh që në Maqedoni të ndodh pajtimi definitiv, këto dy kolegët tonë, BDI dhe populli shqiptar është i gatshëm ta paguaj ketë çmim” ka cituar deklaratën e Ademit, Imer Aliu duke u thirrë në stenogramet e mbledhjes se 25 te parlamentit te Maqedonisë.

Në fund Aliu, ka pyetur publikisht 18 deputetët e BDI-së se si do të votojnë nëse kërkohet heqja e imunitetit të Ali Ahmetit.“Ti dhe partia jote nëpërkëmbni gjithçka që është shqiptare vetëm që të rrini në pushtet.

Zotëri i nderuar zv/kryeminister i Gruevskit dhe zotërinj të nderuar 18 Xhevat Ademat e BDI-së në Parlament, kam një pyetje shpërblyese një milion dollarësh për ju.Si do te votoni kur do te kërkohet heqja e imunitetit Ali Ahmeti”, tha ai.(U.H)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *