Home / Lajme / Maqedoni / Arratiset nga burgu si në film

Arratiset nga burgu si në film

Tetovë 3 gusht-

“Në një moment një person tjetër është ankuar se ka dhimbje deri sa ka qenë në hollin e burgut, me ç`rast dy persona zyrtarë kanë vrapuar për ndihmë. Pasi që dy mbikqyrës kanë vrapuar për ndihmë , me të paraburgosurit ka ngelur vetëm një prej tyre, kurse Astrit Feta dhe Eran Neziri, kanë filluar të vrapojnë drejt murit të burgut. Mbikyrësi mënjëherë ka vrapuar drejt tyre dhe në momentin kur Feta dhe Neziri janë ngjitur në mur, mbikqyrësi ka arritur të ndalojë arratinë e njërit prej tyre, kurse Astrit Feta ka arritur që të godasë dhe të lëndojë personin zyrtar me këmbë, dhe ka kërcyer murin në anën tjerë dhe është arratisur”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zëdhënësja e Ministrisë së Drejtësisë Mirjana Ilieva.

htetasi shqiptar që është arratisur nga qelitë e paraburgimit nga burgu i Tetovës të hënën paaradite është Astrit Feta nga Shqipëria, i cili me një vendim nga Gjykata Themelore e Gostivarit është mbajtur në paraburgim pasi dyshohej se ka kryer vrasje gjatë vitit 2001. Në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Drejtësisë thuhet se rasti ka ndodhur më 02.08.2010, rreth orës 9 në shëtitjen e zakonshme në oborrin e burgut, nën mbikqyrje të tre personave zyrtarë përveç Astrit Fetës kanë qenë edhe dy persona tjerë të paraburgosur.

“Në një moment një person tjetër është ankuar se ka dhimbje deri sa ka qenë në hollin e burgut, me ç`rast dy persona zyrtarë kanë vrapuar për ndihmë. Pasi që dy mbikqyrës kanë vrapuar për ndihmë , me të paraburgosurit ka ngelur vetëm një prej tyre, kurse Astrit Feta dhe Eran Neziri, kanë filluar të vrapojnë drejt murit të burgut. Mbikyrësi mënjëherë ka vrapuar drejt tyre dhe në momentin kur Feta dhe Neziri janë ngjitur në mur, mbikqyrësi ka arritur të ndalojë arratinë e njërit prej tyre, kurse Astrit Feta ka arritur që të godasë dhe të lëndojë personin zyrtar me këmbë, dhe ka kërcyer murin në anën tjerë dhe është arratisur”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zëdhënësja e Ministrisë së Drejtësisë Mirjana Ilieva.

Më tej në komunikatë sqarohet se nga ana e burgut të Tetovës është njoftuar mënjëherë policia dhe gjykata për shkak të vërtetimit të rrethanave të ikjes së personit në fjalë. Drejtoria për kryerjen e sanksioneve i ka ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e ikjes dhe vërtetimin e përgjegjësisë eventuale ndaj personave zyrtarë në burg.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *