Home / Sport / Atletikë, humb njeriu më i shpejtë në botë

Atletikë, humb njeriu më i shpejtë në botë

Njeriu më i shpejtë në botë dhe kampioni olimpik Usain Bolt ka pësuar humbjen e parë në dy vite në garën në 100 metra.

Në turneun e Stokholmit, që u zhvillua të premten amerikani Tajson Gaj fitoi garën për 9.84 sekonda para Bolt, i cili 100 metërshin e arriti për 9.97 sekonda. Diferenca mes dy atletëve ishte 0.13 sekonda.

Bolt tha se ende nuk është kthyer në formë pas problemeve që pati me thembrën e Akilit.

“Ju kam thënë se nuk jam i pakapshëm. Mund të rrihem në një ditë të keqe dhe kjo ishte një ato ditë”- ka thënë Bolt pas garës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *