Home / Sport / Atletiko fiton Super Kupën, thyhet Interi i Benitezit

Atletiko fiton Super Kupën, thyhet Interi i Benitezit

Atletiko e Madridit triumfoi 2-0 përballë Interit kampion Evrope, duke fituar kështu për herë të parë Super Kupën e kontinentit.

Spanjollët ishin më superiorë se italianët thuajse përgjatë gjithë takimit, cka u shpërblye edhe me dy golat e shënuar nga Rejes dhe Aguero. Skuadra e drejtuar nga Sancez Flores kaloi në avantazh në minutën e 62-të me anë të Rejes, pasi kishte tentuar edhe disa herë më parë për të shënuar.
Megjithëse në disavantazh, Interi i drejtuar nga Rafa Benitez nuk arriti dot të dilte në lojën e tij, duke pësuar edhe golin e dytë në minutën e 83-të. Argjentinasi Aguero e dërgon topin drejt rrjetës në mënyrën më të lehtë, pas një aksioni perfekt të skuadres madrilene.
I vetmi rast për t’u shënuar për Interin ishte ai i minutës së 90-të, ku Diego Milito gabon përballë portierit De Gea nga pika e penalltisë.
Atletiko e Madridit arrin suksesin e dytë këtë sezon, pas atij në Ligën e Evropës në muajin maj.
Ndërkohë, Interi si fitues i Ligës së Kampionëve humbi shansin e artë për të koleksionuar në vitrinën e tij një Super Kupë Evrope. Ky është edhe dështimi i parë i teknikut spanjoll Rafael Benitez në krye të pankinës së kampionëve të Italisë.

Inter-Atletiko e Madridit 0-2

Inter (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Samuel, Chivu; Zanetti, Cambiasso, Stankovic (23′ pII Pandev); Sneijder (34′ pII Coutinho); Eto’o, Milito.

Në stol: Castellazzi, Cordoba, Materazzi, Mariga, Biabiany.

Trajner: Benitez

Atletiko e Madridit (4-4-2): De Gea; Ujfalusi, Dominguez, Godin, Perea; Reyes (24′ pII Merida), Assunçao, Garcia, Simao (46′ pII); Aguero, Forlan (37′ pII Jurado).

Në stol: Joel, Filipe Luis, Lopez, Suarez, Diego Costa.

Trajner: Sanchez Flores.
Gjyqtar: Busacca (Zvicer)
Shënues: 62’ Reyes (A), 83’ Aguero (A)
Kartonë të verdhë: Simao (A), Samuel (I)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *