Home / Sport / Bayerni fiton Superkupën e Gjermanisë

Bayerni fiton Superkupën e Gjermanisë

Miroslav Klose ka shkëlqyer duke shënuar një gol dhe duke asistuar në një tjetër, për të ndihmuar kështu Bayernin e Munichut të fitojë edhe një trofe tjetër të rëndësishëm, Superkupën e Gjermanisë.

Për të katërtën herë në histori, Bajerni i Mynihut fiton Superkupën e Gjermanisë. Trofeu, i cili në këtë sezon rikthehet në një aktivitet zyrtar, fitohet nga skuadra e Luis van Gal, e cila ka mundur në Augsburg Shalken me rezultatin 2-0.

Një javë më parë këto dy skuadra ishin përballur në një takim miqësor të cilin e fitoi Shalke e Raulit, por në një ndeshje të vërtetë, ku luftohet për një trofe, bavarezët nuk zhgënjejnë.

Pasi kanë mbyllur pjesën e parë me rezultatin e bardhë 0-0, në të dytin ndryshon gjithcka. Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt gjuajtjeve të 11-metërshave, një vertikalizim i Pranjic gjen Klosen, i cili ndërhyn përpara portierit Nojer të Shalkes, për t’i lënë përpara portën e boshatisur Mylerit që zhbllokon rezultatin, duke festuar në këtë mënyrë rinovimin e kontratës me Bajernin.

Shalke nuk arrin të reagojë dhe në minutën e 82-të vjen goitja e nokautit. Olic depërton nga e djathta në zonë duke pasuar te Klose, i cili dyfishon rezultatin e në të njëjtën kohë duke i dhënë Bajernit trofeun e parë të këtij sezoni të ri që pritet të fillojë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *