Home / Lajme / Maqedoni / BDI i kundër përgjigjet DR-së

BDI i kundër përgjigjet DR-së

25 gusht-
“Atë që BDI do ta bëjë është dhënia e dimensionit shumetnik të këtyre projekteve, të cilat janë të miratuar në kohën e atyre që sot i quajnë projekte‘nacional-romantike’”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Bashkimi Demokratik për Integrim, i ka hedhur poshtë akuzat e Demokracisë së Re si të pabaza dhe të drejtuara në adresë të gabuar. Në reagimin e kësaj partie, thuhet se “adresa e vërtetë për këto akuza është ish zëvendëskryeministri i ngarkuar me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe ministër i shëndetësisë si dhe ish ministrit të kulturës nga radhët e PDSH-së”.

Bashkimi Demokratik për Integrim, thuhet në reagim, nuk mund t’i neutralizojë të gjitha “hipotekat”, të cilat i ka trashëguar nga koalicioni “joparimor 2006-08”.

“Atë që BDI do ta bëjë është dhënia e dimensionit shumetnik të këtyre projekteve, të cilat janë të miratuar në kohën e atyre që sot i quajnë projekte‘nacional-romantike’”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *