Home / Lajme / Rajon / Berisha: Shqipërinë do ta vizitojnë 7 milionë turistë

Berisha: Shqipërinë do ta vizitojnë 7 milionë turistë

6 gusht-
“Vitin e kaluar Shqipëria u vizitua nga 3 milion turistë. Këtë vit, numri i qytetarëve me shtetësi joshqiptare që vizitojë Shqipërinë është rritur me 26 përqind dhe këto të dhëna janë deri në fund të muajit korrik. Brenda një harku të shkurtër kohor, vetëm 5 vjeçar, nga viti 2004, kur Shqipërinë e vizituan vetëm 300 mijë vizitorë, vitin e kaluar pritëm 3 milion. Kjo përbën një zhvillim shumë ogurbardhë për ne dhe një mbështetje të fuqishme”, deklaroi Berisha.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha shprehu kënaqësinë se këtë vit, bregu i detit dhe Shqipëria në tërësi kanë pritur turistë nga mbarë bota, më shumë se kurrë në historinë e vet.

“Vitin e kaluar Shqipëria u vizitua nga 3 milion turistë. Këtë vit, numri i qytetarëve me shtetësi joshqiptare që vizitojë Shqipërinë është rritur me 26 përqind dhe këto të dhëna janë deri në fund të muajit korrik. Brenda një harku të shkurtër kohor, vetëm 5 vjeçar, nga viti 2004, kur Shqipërinë e vizituan vetëm 300 mijë vizitorë, vitin e kaluar pritëm 3 milion. Kjo përbën një zhvillim shumë ogurbardhë për ne dhe një mbështetje të fuqishme”, deklaroi Berisha.

Ai tha se asnjë degë e ekonomisë shqiptare nuk ndikon në portofolin dhe kontot e familjeve shqiptare, sesa turizmi.

“Nga turizmi përfitojnë mijëra e mijëra familje shqiptare që presin turistë, sheshin prodhimet e tyre në zonat turistike dhe investimet që bëhen me radhë në këto zona. Por në rast se turizmi u dhjetëfishua, unë dua t’ju garantoj se investimet në zonat turistike u 30-fishuan”, u shpreh kryeministri shqiptar.

Berisha tha se me infrastrukturën që ndërtojmë, në qoftë se në 5 vite arritëm në 3 milion turistë, në vitet që vijnë, Shqipërinë do ta vizitojnë jo më pak se 7 milion turistë nga mbarë bota.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *