Home / Sport / Besa “rrëmben” edhe Superkupën

Besa “rrëmben” edhe Superkupën

Besa e Kavajës është fituesja e trofeut të Super Kupës së Shqipërisë. Skuadra verdhezi e drejtuar nga Shpëtim Duro ka triumfuar në trofeun e tretë më të rëndësishëm në futbollin shqiptar duke mposhtuar kampionët e Dinamos me rezultatin bindës 3-1.

Besa vinte në këtë takim si fituesja e trofeut të Kupës së Shqipërisë ku mposhti në finale ekipin e Vllaznisë me rezultatin 2-1.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Niko Dovana “ të Durrësit ka qenë një ndeshje ku më shumë ka spikatur kryesori Sokol Jareci që ka akorduar si rrallë herë gjithsej 11 katon gjatë gjithë ndeshjes. Në ndeshjen e tij të fundit si gjyqtar ndërkombëtari Jareci ka dhënë 8 karton të verdhë dhe 3 karton të kuq.
Takimi midis dy skuadra më të mira të futbollit shqiptar për sezonin e shkuar ka nisur i shpejtë dhe sinjalin e parë për gol në portën e Dinamos e jep bomberi kavajas Sokol Cikalleshi që në minutën e 4’, ku pas një krosi të Poçit gjuan me kokë por pret i sigurtë portieri dinamovit, Isli Hidi.
Shijen e golit të parët e kanë provuar dinamovitët. Në minutën e 41’ sulmuesi Elis Bakaj përfiton një top të kthyer nga mbrojtja kavajase dhe pasi shmang Mihanin gjuan fort me të djathtën dhe ngre tifozerinë dinamovite në delir dhe pjesa e parë mbyllet me Dinamon në avantazh.
Pjesa edytë nis disi më mirë për skuadrën e Besës që mundohet të zhvilloj një lojë me shumë pasime dhe duke u mbrojtur mirë. Besa do të gjente golin e barazimin në minutën e 64’ pas një penalltie të fituar nga Cikalleshi që pengohet në zonë nga mbrojtësi i Dinamos Gjokeja.
Është mesfushori fierak Artion Poçi që do të ekzekutoj nga pika e bardhë dhe shënon goli që do të sjell qetësinë në skuadrën e Duros. Pas shënimit të golit të barazimin Besa ndihet më e sigurt në lojën e saj dhe për minuta të tëra është në kërkim të golit të dytë.
Goli i avantazhit për skuadrën kavajase do të vinte dhjetë minuta pas golit të parë pikërisht në minutën e 74’.
Pas një goditje këndi topi që gjendet në zonën e Dinamos preket fillimisht me kokë nga mbrojtësi serb i Besës, Ferizoviç, dhe më pas topi gjen Dhëmbin që vetëm pak metra nga vija fatale e portës e dërgon topin në rrjetë duke bërë kavajasit që t’u duket vetja sikur janë në ëndërr.
Pas pësimit të golit të dytë blutë do të çiorentohen edhe pas dalje me karton të kuq të Pishës. Golin e tretë dhe të kapitullimit për kavajasit do ta shënonte talenti Shtini në minutën e 85’.
Pas fërshëllimës së fundit të kryesorit Jareci, stadiumi do të do të mbulohej me ngjyrat verdhezi të Besës që do të fesonin fitoren e trofeut të dytë të sezonit deri në orët e vona edhe në qytetin e Kavajës.

Superkupa e Shqipërisë, 16.08.2010
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës, ora 20:30

BESA-DINAMO 3-1

Shënues: Poci 64’ (pen), Dhëmbi 74’, Shtini 85’ / Bakaj 41

Dinamo: Hidi, Peqini, Pisha, E.Xhafa (Sefa 77), Malakarne, Vila, Muzaka, El.Bakaj, Martinena, Soza (Daja 46), Garsia (Gjokeja 46), Trajner: L.Blanko

Besa: Ed.Bakaj, Jakupi, Lazarevski, Velija, Feruzoviç, Poçi, Dhëmbi (Tragaj 90), Sea.Haxhibuliç, Sem.Haxhibuliç (Dos Santos 46), Mihani, Cikalleshi (Shtini 80). Trajner: Sh.Duro

Gjyqtarë: S.Jareci, G.Qirici, R.Avdo (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Pisha (2), Vila, Daja, Gjokeja / Lazarevski, Mihani, Poçi,
Kartonë të kuq: Peqini, Pisha

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *