Home / Sport / Blerim Xhemaili në radarin e Napolit

Blerim Xhemaili në radarin e Napolit

Kalimi i italianit Denis te Udineze ka krijuar boshllëk në mesfushën e Napolit, të cilën drejtuesit mendojnë ta mbushin me afrimin e tetovarit Blerim Xhemaili nga Parma.

Sipas medieve italiane, 24-vjeçari nga Bogovina e Tetovës por me pasaportë zvicerane, shihet si njeriu i duhur për mesfushën napolitane. Ai mund të transferohet në “San Paolo” si pjesë e një shkëmbimi me mesfushorin Pacienca, i cili pëlqehet nga tekniku i Parmës, Marino.

Interesimin e klubit emilian për këtë të fundit e ka konfirmuar agjenti Vinçenco D’Ipolito. Blerim Xhemaili pësoi një dëmtim i cili e detyroi të qëndrojë jashtë për një kohë të gjatë në sezonin e kaluar. Me rikthimin e tij, Valter Maxari, prej kohësh admirues i lojtart, mund të ketë një alternativë më tepër në mesin e fushës.
Në qoftë se realizohet ky transferim, Napoli do të ishte skuadra e tretë italiane e Xhemailit, pasi para Parmës ai luajti tek Torino, ku erdhi nga Boltoni anglez.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *