Home / Sport / Boateng, një hap larg Milanit

Boateng, një hap larg Milanit

Mesfushori i kombëtares ganeze ka vizituar mëngjesin e sotëm mjediset stërvitore të kuqezinjve në Milanelo, ku ka takuar trajnerin Alegri dhe shokët e rinj të skuadrës.

Nesër Kevin princ Boateng do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe testeve në laboratorin e Milanit. Por formalisht ganezi vazhdon të jetë lojtar i Xhenovas dhe sipas burimeve nga mjedisi kuqezi, ka marrë leje për t’u stërvitur nën urdhrat e Masimiljano Alegrit.

Çështja e 23-vjeçarit ka qenë e ndërlikuar, pasi fillimisht Lacio kishte arritur marrëveshjen me Portsmuthin kurse Xhenova me lojtarin. Oferta financiare e kryeqytetasve ishte më e lartë, por vetë Boatengu i vuri ultimatum klubit anglez: “Ose shkoj te Xhenova, ose operohem në shpinë dhe qëndroj një vit pushim”.

Prej këtej lindi edhe hezitimi paraprak i Milanit për të siguruar shërbimet e lojtarit. Por analizat e kryera javën e kaluar nga Xhenova treguan se mesfushori nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale në shpinë dhe pritet që brenda pak ditësh ai të vihet përfundimisht nën urdhrat e Alegrit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *