Home / Sport / Cana pas Quaresmas dhe Guttit

Cana pas Quaresmas dhe Guttit

Mesfushori shqiptar i Galatasarayit, Lorik Cana konsiderohet transferimi i katërt më i rëndësishëm në futbollin turk deri më tani.

Kështu ka vlerësuar gazeta e sportit në Turqi, Fanatik bazuar në sondazhin e saj që e ka bërë në faqen e internetit, ku kanë marrë pjesë mëse 150 000 të anketuar.

Shkuarja e portugezit, Ricardo Quaresma te Beshiktashi nga 44 % të votuesve u konsideruar transferimi më i madh i këtij afati kalimtar, pas tij është vlerësuar edhe kalimi i Guti Hernandezit nga Real Madridi po ashtu te bardhezinjtë e Beshiktashit. I treti është vlerësuar Miroslav Stoch që pranoi të vesh fanellën e Fenerbahçes dhe pas tij është renditur, Cana.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *