Home / Sport / Champions, befasi edhe në ditën e dytë

Champions, befasi edhe në ditën e dytë

Dje u luajtën pesë takimet e tjera të raundit të fundit paraeliminator të Ligës së Kampionëve, ku nuk munguan surprizat ashtu si mbrëmjen e së martës.

Kryesfida e mbrëmjes së djeshme ishte ajo mes Verder Bremenit dhe Sampdorias, e cila pa fitues vendasit e Tomas Shaf, me rezultatin 3-1. Pas pjesës së parë me rrjeta të paprekura, gjermanët shënuan tre herë me Fritz (50’), Frings (67’ p.) dhe Pizarro (69’). Në minutën e fundit të kohës së rregullt Xhanpaolo Pacini realizoi golin e shpresës për italianët në ndeshjen e kthimit.

Goditja e saktë me kokë e brazilianit Mateus në minutën e 62-të u dha portugezëve të Bragës suksesin e papritur në përballjen iberike me Seviljen. Sfida e kthimit në Spanjë lë gjithçka të hapur, pasi andaluzianët kanë treguar se në fushën e tyre nuk dorëzohen lehtë.

Surprizë të këndshme dhuroi edhe Hapoel Tel-Avivi, që mundi 2-3 në Austri Red Bull Salsburgun. Enejama gjeti golin për izraelitët me 11-metërsh pas vetëm tre minutash lojë, por Pokrivac barazpeshoi në të 28-tën. Një minutë para fundit të pjesës së parë, Sahar e dërgoi Hapoelin në pushimin e ndeshjes me avantazhin e rezultatit 2-1. Edhe me fillimin e fraksionit të dytë miqtë gjetën golin me Shekter (53’), ndërkohë që në të 67-ën Uallner zvogëloi dëmet pas goditjes së saktë nga pika e penalltisë.

Rezultat pozitiv ka arritur edhe Anderlehti, që barazoi 2-2 në fushën e Partizanit të Beogradit. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Belgët gjetën avantazhin me Zhille në të 54-ën, por vendasit u kundërpërgjigjën me Kleonvetëm tre minuta më pas dhe përmbysën rezultatin pas autogolit të Leckjaks në minutën e 64-t. Por epërsia e serbëve zgjati vetëm dy minuta, pasi Juhasz vendosi rezultatin përfundimtar 2-2.

Bazeli siguroi një fitore minimale 1-0 përballë moldavëve të Sherif Tiraspolit, ekipi që eliminoi Dinamon. Zviceranët i falen goditjes me kokë të Stoker në minutën e nëntë të pjesës së dytë. Skuadra vendase pati rastin më të mirë për të hedhur hapin e sigurt drejt kualifikimit në fazën e grupeve, por Hugel nuk u tregua i saktë nga penalltia në minutën e fundit.

Verder Bremen 3 – 1 Sampdoria
Braga 1 – 0 Sevilja
Red Bull Salsburg 2 – 3 Hapoel Tel-Aviv
Partizan Beograd 2 – 2 Anderleht
Bazel 1 – 0 Sherif Tiraspol

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *