Home / Sport / Champions, gjithçka gati për shortin

Champions, gjithçka gati për shortin

Sot në mbrëmje (në orën 18:00) në Montekarlo do të hidhet shorti i Ligës së Kampionëve për sezonin 2010/2011.

Formacionet pjesëmarrëse do të ndahen në tetë grupe me nga katër skuadra secili. Çdo vazo do të ketë njërën prej skuadrave që do të vendosen në grupe, të dara sipas koeficientëve të UEFA-s. Interi, kampioni në fuqi, ndodhet në vazon e parë dhe rrezikon të “peshkojë” Realin e ish-it Hoze Mourinjo, që do të jetë në vazon e dytë.

Sipas rregullores, në grupe nuk mund të marrin pjesë dy ekipe nga i njëjti vend. Liga e Kampionëve do të ngrerë siparin më 14 dhe 15 shtator e do të vijojë më tej me datat 28-29 shtator, 19-20 tetor, 2-3 nëntor, 23-24 nëntor dhe 7-8 dhjetor. Dy të parat e çdo grupi vazhdojnë rrugën më tej, kurse të tretat luajnë në 1/16-at e Ligës së Evropës.

Vazo 1
Inter; Mançester Junajtid; Çelsi; Barcelona; Arsenal; Bajern Mynih; Milan; Olimpik Lion

Vazo 2
Verder Bremen; Real Madrid; Roma; Shaktar Donjetsk; Benfika; Valencia; Olimpik Marsejë; Panathinaikos

Vazo 3
Gllasgou Rejnxhërs; Shalke 04; Bazel; Braga; Totenhem; Spartak Moska; Ajaks; Kopenaghen

Vazo 4
Rubin Kazan; Kluzh; Partizan Beograd; Bursaspor; Okser; Tvente; Hapoel Tel-Aviv; Zilina

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *