Home / Sport / Champions: Kalon Verderi e Bazeli, ikën Sampi e Sevilja

Champions: Kalon Verderi e Bazeli, ikën Sampi e Sevilja

Janë përcaktuar mbrëmë pesë ekipet e para që do të parrin pjesë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve. Verderi kalon sampdorian, eliminim i turpshëm për Seviljen.

Verder Bremeni arriti të sigurojë me vështirësi një vend mes 32 ekipeve që do të marrin pjesë në fazën e grupeve. Megjithë humbjen 3-2 në Itali përballë Sampdorias pas kohës shtesë, fitorja 3-1 në sfidën e parë i jep mundësi skuadrës së drejtuar nga Tomas Shaf të vazhdojë rrugën më tej.

Sampdoria i pati të gjitha mundësitë për të kaluar me sukses pengesën gjermane, pasi kryesonte 3-0 deri në minutën e 90-të kur Rozenberg realizoi golin që e çoi takimin në kohën shtesë. 30 minutat rezultuan fatale për italianët, të cilët u ndëshkuan nga sulmuesi peruan Klaudio Pizarro.

Dështimi i mbrëmjes ka qenë Sevilja, që pas humbjes 1-0 përballë Bragës një javë më parë në Portugali, dje u mposht sërish nga surpriza e eliminatoreve me rezultatin 3-4. Asnjë problem për zviceranët e Bazelit. Pas suksesit minimal në sfidën e parë, skuadra nga Zvicra mundi 3-0 në transfertë moldavët e Sherifit të Tiraspolit.

Sukses i merituar edhe për Hapoel Tel-Avivin. Izraelitët barazuan 1-1 në përballjen e dytë me Red Bull Salsburgun në shtëpi dhe u kualifikuan falë fitores 2-3 javën e kaluar në Austri. Në ndeshjen tjetër, Partizani i Beogradit siguroi kualifikimin falë 11-metërshave përballë Anderlehtit në Belgjikë. Të dyja sfidat e luajtura përfunduan me të njëjtin rezultat: 2-2.

Sot do të mësohen emrat e pesë ekipeve të tjera që do të luajnë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në këtë sezon. Ajaksi i ka llogaritë e hapura me Shaktar Donjetskun pas barazimit 1-1 të martën e kaluar në Ukrainë. Zeniti i Shën Petërburgut do synojë të administrojë fitoren 1-0 përballë francezëve të Okserit, kurse Totenhemit i mjafton vetëm një gol në shtëpi për të siguruar kualifikim kundër zviceranëve të Jang Bojs. Këta të fundit bënë surprizën në ndeshjen e parë me fitoren 3-2 në fushën e tyre.

Norvegjezët e Rozenborgut vijnë në përballjen me Kopenhagenin me epërsinë e një goli (2-1 ndeshja e parë) por danezëve u mbajfton një gol për të prekur grupet. Së fundi, me një këmbë drejt kuflifikimit historik është ekipi sllovak i Zilinës, pas suksesit 2-0 në shtëpi kundër çekve të Sparta Pragës.

Dje
Anderleht 2 – 2 Partizan Beograd (2 – 2)
Sherif Tiraspol 0 – 3 Bazel (0 – 1)
Hapoel Tel-Aviv 1 – 1 Red Bull Salsburg (3 – 2 )
Sampdoria 3 – 2 Verder Bremen (1 – 3 )
Sevilja 3 – 4 Braga (0 – 1)

Sot
Ajaks – Dinamo Kiev (1 – 1)
Okser – Zenit Shën Petërburg (0 – 1)
Kopenhagen – Rozenborg (1 – 2)
Totenhem – Jang Bojs (2 – 3)
Zilina – Sparta Praga (2 – 0)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *