Home / Sport / Champions, kualifikohet 5 ekipet e dyta

Champions, kualifikohet 5 ekipet e dyta

U përcaktuan mbrëmë pesë ekipet e fundit që do të marrin pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për sezonin e ri. Kalon Ajaksi e Totenhemi, “ngelet” Zeniti.

Ajaksi i Amsterdamit siguroi kualifikimin falë fitores 2-1 në shtëpi përballë Dinamos së Kievit, pasi ndeshja e parë pati përfunduar në barazim 1-1. Luis Suarez dhe El Hamdui realizuan për vendasit, ndërkohë që kapiteni Shvçenko shënoi golin që rezultoi i pamjaftueshëm për ekipin ukrainas.

Surprizë të bukur dhuroi Okseri, që përmbysi humbjen 1-0 të ndeshjes së parë me Zenitin, duke fituar sfidën e dytë me rezultatin 2-0. Në këtë mënyrë skuadrës së Luçiano Spaletit i duhet të ngushëllohet me një vend në Ligën e Evropës.

Një vend mes 32 më të mirëve të Evropës ka siguruar edhe Totenhemi. Anglezët përmbysën humbjen 3-2 në takimin e parë kundër Jang Bojs, duke fituar në sfidën e kthimit me rezultatin 4-0, Heroi i mbrëmjes ishte sulmuesi Piter Krauç, i cili realizoi tre gola. Emrin në listën e golashënuesve e shënoi edhe Zhermein Defo.

Danezëve të Kopenhagenit u mjaftonte vetëm një gol në duelin me Rozenborgun, gol të cilin e realizuan me anë të Otesen në minutën e 33-të. Asnjë surprizë për sllovakët e Zilinës, që pas fitores 2-0 në fushën e Sparta Pragës një javë më parë, fituan edhe sfidën e kthimit me rezultatin minimal 1-0 duke siguruar për të parën herë pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Akajs 2 – 1 Dinamo Kiev (1 – 1)
Okser 2 – 0 Zenit Shën Petërburg (0 – 1)
Totenhem 4 – 0 Jang Bojs (2 – 3)
Kopenhagen 1 – 0 Rozenborg (1 – 2)
Zilina 1 – 0 Sparta Praga (2 – 0)

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *