Home / Lajme / Rajon / Çuditë e dasmave në qytetin e UNESCO-s

Çuditë e dasmave në qytetin e UNESCO-s

2 gusht-
Në zyrën e gjendjes civile, vetëm brenda dy muajsh janë firmosur mbi 250 akte celebrimi.

Ndërkohë që pritet rritje e numrit të çifteve të celebruar edhe gjatë ditëve të muajit gusht.

Stinë dasmash në qytetin e UNESCO-s. Të vetmit që nuk e ndiejnë krizën ekonomike, janë çiftet e reja që kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë këto ditë vere.

Jo vetëm që nuk i llogarisin shpenzimet, por kërkojnë një ceremoni tepër të veçantë dhe me sa më shumë shpenzime.

Në qytetin tradicional të Beratit, dasmat e këtij viti kanë qenë të shumta të numër, por dhe nga më të çuditshmet.

Ndërsa dikur kishte ditë të caktuara të javës, kur çiftet mund të kurorëzoheshin, tashmë çdo ditë shikon karvane makinash me dasmorë.

Këtë vit, sipas statistikave të gjendjes civile, çiftet e kurorëzuar, kanë qenë dy herë më të shumtë në numër sesa vitin e kaluar.

Ceremonitë

Ndryshimi nga vitet e tjera kanë qenë “çuditë” e ceremonive martesore, që janë shumë larg tradicionales.

Për një javë resht, çifti bën videoklipe në të gjitha pjesët e qytetit, duke nisur që nga kalaja, lagjet muzeore, e deri në fushat me grurë.

Nusja dhe dhëndri nuk përtojnë të udhëtojnë deri në bregdet për të fiksuar diçka të veçantë në memorien e celuloidit.

Nuk kanë munguar as xhirimet mes avionëve apo puseve të naftës.

Ndërkaq për ta bërë sa më mbresëlënës ritualin e marrjes së nuses nga shtëpia e prindërve, beratasit nuk i kanë kursyer limuzinat, pajtonët me kuaj, e madje dhe skafet.

Çifti “torturohet”, a thua se do xhirojnë ndonjë skenë filmi.

Statistikat

Në zyrën e gjendjes civile, vetëm brenda dy muajsh janë firmosur mbi 250 akte celebrimi.

Ndërkohë që pritet rritje e numrit të çifteve të celebruar edhe gjatë ditëve të muajit gusht.

Ardhja e emigrantëve për pushimet e verës mendohet se ka çuar dhe në rritjen e numrit të çifteve që i janë drejtuar zyrave të gjendjes civile për të ligjëruar lidhjet e tyre.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *