Home / Lajme / Maqedoni / Deklaratë e përbashkët nga Fuere, Riker, Herero dhe Humar për nëntëvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

Deklaratë e përbashkët nga Fuere, Riker, Herero dhe Humar për nëntëvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

12 gusht-
Marrëveshja dhe dispozitat kushtetuese relevante mbeten të domosdoshme në ndërtimin e shoqërisë së qetë, juridike dhe të bashkuar multietnike. Mbetemi tërësisht të përkushtuar në Marrëveshjen e Ohrit dhe presim të gjithë pjesëmarrësit të ndërmarrin obligim të plotë për atë që paraqet proces të vazhduar dhe ta mbështesin zbatimin e marrëveshjes edhe si tekst por edhe frymën e tij”, qëndron në deklaratën e përbashkët

Marrëveshja Ohrit dhe dispozitat kushtetuese relevante mbeten të domosdoshme në ndërtimin e shoqërisë së qetë, juridike dhe të bashkuar multietnike. Presim të gjithë pjesëmarrësit të ndërmarrin obligim të plotë për kontinuitet në zbatimin e marrëveshjes.

Ky është mesazhi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Shtabit të NATO-s në Shkup, Misionit vëzhgues të OSBE-së në Shkup dhe Ambasadës së SHBA-së nga deklarata e sotme e përbashkët me rastin e shënimit të nëntëvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

“E pranojmë dhe e përshëndesim zhvillimin pozitiv të cilin vendi e arriti në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike pasi është nënshkruar Marrëveshja e Ohrit. Marrëveshja dhe dispozitat kushtetuese relevante mbeten të domosdoshme në ndërtimin e shoqërisë së qetë, juridike dhe të bashkuar multietnike. Mbetemi tërësisht të përkushtuar në Marrëveshjen e Ohrit dhe presim të gjithë pjesëmarrësit të ndërmarrin obligim të plotë për atë që paraqet proces të vazhduar dhe ta mbështesin zbatimin e marrëveshjes edhe si tekst por edhe frymën e tij”, qëndron në deklaratën e përbashkët.

Në të njëherit theksohet se gjatë takimit të tyre me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe përfaqësuesit e tjerë qeveritarë më 30 korrik ata e kanë theksuar rëndësinë e miratimit të masave të mëtutjeshme në sferat e përfaqësimit juridik, decentralizimit dhe arsimit.

“Angazhime shtesë janë të nevojshme për vendosjen e sistemit arsimor gjë që do të mund t’i zhvillojë integrimin dhe marrëdhëniet multietnike në të gjitha nivelet”, qëndron në deklaratën e përbashkët të euroambasadorit Ervan Fuere, ambasadorit amerikan Filip Riker, e shefit të Misionit të OSBE-së Hoze Luis Herero dhe David Humar, përfaqësuesit të lartë ushtarak të NATO-s në Republikën e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *