Home / Sport / Deko nënshkruan për Fluminenze

Deko nënshkruan për Fluminenze

Skuadra e futbollit Fluminenze nga Rio de Zhaneiro ka firmosur të shtunën kontratën dyvjeçare me futbollistin anglez të Çelzit, Deko.

Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë publike, ndërsa Deko zyrtarisht do të prezantohet të hënën.

Futbollisti 32-vjeçar, i cili është i lindur në Brazil, ka luajtur për Portugalinë në kampionatin botëror në Afrikën Jugore.

Para se të vijë në Çelzi, Deko ka luajtur në ekipet nga Portugalia, sikurse janë Benfika dhe Porto, kurse më vonë edhe në Barcelonë.

Deko në karrierën 14-vjeçare ka luajtur 594 takime dhe ka shënuar 108 gola.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *