Home / Sport / Dëmtohet Kaka, mund të mungojë për dy muaj

Dëmtohet Kaka, mund të mungojë për dy muaj

Mesfushori brazilian i Real Madridit, Kaka, është dëmtuar ne gjurin e majte dhe mund t’i nënshtrohet operacionit.

Lajmi bëhet i ditur nga klubi madrilen me anë të një komunikate ku thekson se Kaka u largua te mërkurën nga faza përgatitore e Real Madrid ne Los Angeles për te kryer ekzaminimet e për t’iu nënshtruar operacionit ne Belgjike nga Dr. Marc Martens.

Nga ana tjetër, mediat spanjolle theksojnë se në rast operacioni mesfushori brazilian mund t’i mungojë madrilenëve për rreth dy muaj.

Nënkampionët spanjoll të Realit të Madridit aktualisht ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një turne përgatitor.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *