Home / Sport / Derbi i gjatë tetovarë mbyllet në “paqë”- incidente të tribuna

Derbi i gjatë tetovarë mbyllet në “paqë”- incidente të tribuna

Derbi tetovar ndërmjet Shkëndijës dhe Teteksit u mbyll me barazimin pa gola, mirëpo më shumë se ngjarjet në fushë në qendër të vëmendjes ishin incidentet në mes të tifozëve. Fansat e Teteksit 12-të minuta para fundit të takimit lëshuan gaz lot-sjellës, nga i cili pos që desh u ngulfatën vetë, bënë që të pësojnë edhe futbollistët dhe mbi 8 000 tifozë të tubuar në stadium. Ndeshja u ndërpre për rreth 30-të minuta, për të vazhduar më pas nën hijen e incidenteve.

Ajo që pritej të jetë festë futbolli, për pak sa nuk u shëndrua në rahje masive, apo tragjedi, pasi 12-të minuta para fundit të takimit Shkëndija – Teteksi me inicim të tifozëve të paktë të Teteksit ndeshja u ndërpre për rreth 30-të minuta. Dueli i parë në Ligën e Parë ndërmjet Shkëndijës dhe Teteksit zgjoi interes të madh në mesin e futbolldashësve Tetovarë dhe të rajonit, duke bërë që në stadiumin e qytetit në Tetovë të tubohen mbi 8 000 shikues. Atmosfera ishte fantastike dhe ishin të pranishme të gjithë parakushtet për një derbi të vërtetë, por që në fund mbeti nën hijen e trazirave të tifozëve, posaçërisht atyre të Teteksit. Këtë kur e themi nuk duam në asnjë moment të tingëllojmë se gjykojmë në bazë nacionale, por këtë e bëjmë duke analizuar mirë dhe me përpikmëri ngjarjet në stadium. Sharjet dhe ofendimet e dyanshme në baza nacionale në mes të grupit të tifozëve “Ballistët” dhe “Vojvodëve”, tani më janë bërë nëj gjë e zakontë për këso derbi të qytetit, por është e paqartë se si gjithë ai numër i madh i forcave speciale të pranishëm në stadium qëndruan gjithë kohën të “strukur” në brendësi të stadiumit dhe duke lejuar një grup i vogël i tifozëve të Teteksit të sjellin incident dhe ndërprerje të ndeshjes, madje duke rezikuar të shëndrohet ndonjë tragjedi edhe më të madhe. Këtu jo se i mbrojmë “Ballistët”, por duhet gjërat shikuar në realitet. Është fakt që “Ballistët” filluan me sharjet, pasi paraprakisht u provokuan nga pala tjetër. Është fakt që “Ballistët” duke dashur të krijojnë atmosferë ndezën fishekzjare dhe i hodhën në teren, por gjithë këtë e bënë duke përkrahur Shkëndijën dhe jo duke u marë me kundërshtarin. Incident nuk krijuan “Ballistët”, ata donin vetëm të fitojë Shkëndija, dëshironin vetëm të shikojnë futboll. Dhe për këtë fakt është që një numër shumë i vogël i policëve duhej të kontrollojnë aq tifozë të shumtë të Shkëndijës, të cilët në asnjë moment nuk inicuan incident. Mirëpo fatkeqësisht mbetet e paqartë se si u lejua që tifozët e paktë të Teteksit të prishin një derbi, që aq shumë u prit. Për këtë fajtor numër një mbeten forcat e sigurimit dhe policia, të cilët mundej dhe duhej të jenë më të përgatitur për të evituar çdo lloj incidneti, për më shumë nga fakti se ai vinte nga pjesa e tifozëve që ishin pakicë në stadium. Është interesant se gjithçka ndodhi në minutën e 78-të, kur Teteksi po humbte fuqinë dhe Shkëndija gjithnjë e më tepër ngushtonte rrethin para portës kundërshtare, duke bërë me dije se me çdo kusht kërkon fitoren. Së pari “Vojvodët” nxorën një transparent “Smrt za siptari” dhe vetëm pas disa sekondave të lëshojnë gaz lotësjellës nga i cili filluan të ngulfaten vetë dhe në panikë kërkonin largimin nga stadiumi, duke lënë të gjithë transparentët e tyre në tribuna, si një “ushtri që dorëzon luftën”. Fatkeqësisht gazi lotsjellës nuk përfshiu vetëm ata që e lëshuan, por u përhap shpejtë edhe në stadium duke pamundësuar futbollistëve të luajnë, ndërsa më pas edhe tribunën kryesore ku gjendeshin pjesa më e madhe dhe më e qetë e shikuesëve, të cilët kishin ardhë të shikojnë futboll, ndërsa në panik u desh të lëshojnë stadiumin të frikësuar për shëndetin e tyre. Në këto momente arbitri kryesor Spirkovski ndërpreu ndeshjen, duke i tërhequr futbollistët në zhveshtore. Dhe gjatë gjithë kësaj ngjarje të pahijshme, kur pos tifozëve, të lënduar mbetën të paktën dy policë, ëshët interesant fakti se aktiv ishin vetëm një numër shumë i vogël policëve të forcave speciale, ndërsa pjesa më e madhe e tyre qëndronin të fshehur në pjesën nën tribuna, duke të krijuar përshtypjen se janë mysafir special të cilët nuk guxojë ta dalin jashtë, se ndoshta i dëmton dikush. Ndeshja mbeti e ndërprerë për rreth 30-të minuta, tribunat u zbrazën thuajse në tërësi, që më pas pjesa me insistuese të kthehen dhe të presin epilogun e takimit. Futbollistët e Shkëndijës pritnin në fushë të vazhdojën lojën, pasi tani më kishte kushte për një gjë të tillë, ndërsa Teteksi me “dinakëri” arsyetohej se disa futbollistë nuk mund të vazhdojnë dhe se ndeshja duhet të ndërpritet. Megjithatë pasi arbitri Spirkovski nga kapitenët e skuadrave kërkoi të dalin në fushë për të luajtur takimin, një gjë e tillë ndodhi dhe bashkë me perendimin e diellit, u mbyll përballja që zgjati një “shekull” dhe në fund nuk pati fitues, pasi “Vojvodët” bllokuan takimin në momentet kur bëhej më interesant.

Ndeshja:
Sa i përket futbollit që mbeti nën hije të incidentit, të dyje skuadrat kishin rastet e tyre për të fituar, por patjetër të potencohet fakti se portierët Zendeli dhe Jovanovski ishin të disponuar për lojë, duke bërë disa mbrojtje deçizive. Shkëndija u kanos përmes Sali, Hasanit, Mustafit dhe Eminit, ndërsa tek “mysafirët” në sulm më agil ishte Genc Iseni. Për dallim nga tribuna, në teren situata ishte maksimalisht fer dhe korrekte, për të cilën dëshmon fakti se u tregua vetëm një karton i verdhë. Në pjesën e dytë Teteksi filloi të humbë fuqinë, ndërsa të vetëdijshëm për këtë futbollistët e Shkëndijës u transferuan në pjesën kundërshtare ku shpeshtonin sulmet. Rast të mirë për të shënuar kishte Berisha, Hasani dhe më pas edhe Mustafi, duke bërë që mbrojtja Teteskit mos të dijë ku e ka kokën. Dhe pikërisht në këto momente ndodhi ndërprerja që ndërpreu edhe ritmin e lojës së “kuq e zinjëve”. Pas vazhdimit luhej vetëm në pjesën e Teteksit, por tani futbollistët luanin më shumë me zemër se sa me logjikë, kështu që nuk mundën të gjejnë saktësi në përfundim të aksionëve. Në kushte të këtilla ndeshja u mbyll me rezultatin e fillimit, nga i cili duket se më i kënaqur doli Teteksi.

Selimi: Teteksi i’a arriti qëllimit
Ndihmës trajner i Shkëndijës, Erhan Selimi pas ndeshjes ishte tepër i revoltuar me ngjarjet që përfshinë derbin Tetovarë, por për këtë fajson kundërshtarin, i cili sipas tij ka kohë që merret me punë të “pista”.
“Së pari dua të falemenderoj publikun që erdhi në numër aq të madh. Falemenderoi për atmosferën e krijuar, falemederoj përzemërsisht “Shvercerët”, dhe posaçërisht “Ballistët” për mbështetjen që na dhanë dhe më vjen keq që nuk mundëm t’i gëzojmë me fitore. Njëkohësisht kërkoj ndjesë nëse kemi gabuar dikund, por me përgjegjësi e them se ne dhamë maksimumin. Për ndryshe ndjehem shumë i hidhruar dhe i mllefosur. Teteksi me ndihmën e dikuj me dredhi na eliminoi vitin e kaluar nga Kupa. Përballë të njëjtit kundërshtar këtë vit tre herë na u ndrua termini i zhvillimit të përballjes. Kjo nuk është rastësi, por diçka e paramenduar. S’di pse nuk na lejojnë të luajmë futboll. Të gjithë e panë se duke patur pas vetes mbi 8 000 shikues, ne nuk sulmuam askënd. Tifozët tanë duan futboll, dhe të gjithë e panë se kush shkaktoi problemin dhe ndërprerjen. Pres që FFM-ja më në fund të reagojë në mënyrë korekte dhe të ndëshkojë fajtorët, ndërsa ne tifozëve u premtojmë se për mbështetjen që na dhanë shpejtë do t’i gëzojmë me rezultate pozitive”, – përfundoi Selimi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *