Home / Sport / Derbi i javës në Autokomandë, Metalurgu pret Shkëndijën

Derbi i javës në Autokomandë, Metalurgu pret Shkëndijën

Metalurgu dhe Shkëndija do të përballen mes veti në stadiumin e lagjes Autokomandë të Shkupit, në ndeshjen më interesante të javës së katërt në elitën e futbollit vendor. Në ndeshjet tjera Renova pret Skopjen në kërkim të një fitorje të re, Rabotniçki është vendas i Teteksit, Sileksi ndeshet me Napredokun, Vardari është mysafir i Horizont Turnovës, ndërsa në Manastir takohen Pelisteri dhe Bregallnica.

Pasi në mesjavë dikush me sukses e dikush pa sukses kryenë detyrat në Kupën e Maqedonisë, në fundjavë vazhdojnë garat në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll me ndeshjet e javës së katërt. Gjashtë përballje janë në program të shtunën, prej të cilave epiteti i derbit i takon duelit mes Metalurgut dhe Shkëndijës. Skuadra nga Shkupi për momentin me pikë maksimale mban pozitën e parë në tabelë, ndërsa Shkëndija këtë sezon ka ekip shumë të fortë, mirëpo që nuk arrin të krijojë kontinuitet në paraqitjet e saj. Pas barazimit pa gola me Teteksin dhe disfatën 2:1 nga Bregallnica në Shtip, Shkëndija në javën e tretë në fushë të vet pa praninë e tifozëve zhvilloi paraqitjen ndoshta më të mirë në historinë e saj, duke deklasuar Rabotniçkin me rezultat 3:0. Kjo fitore të gjithëve u’a bëri më dije se Shkëndija rrikthehet fuqishëm për kreun e tabelës, mirëpo befasisht të mërkurën “kuq e zinjtë” u eliminuan nga garat e Kupës, duke bërë që deri diku të zbehet suksesi dhe paraqitja kundër “romantikëve”. Megjithatë nga Tetova vijnë paralajmërimet se eliminimin nga kupa duhet ta harojnë sa më shpejtë dhe me gjithë forcat të koncentrohen në kampionat ku kanë mundësinë e vetme për dalje në garat europiane. Edhe pse të gjithë kanë të qartë se do të jetë vështirë përballë Metalurgut, megjithatë në Shkup udhëtohet me ambicie për të nxjerë rezultat pozitiv.
Në stadiumin e qytetit në Tetovë, kampionët në fuqi Renova takohen me anëtarin e ri të Ligës së Parë Skopjen. Xhepçishtasit nga tre ndeshje kanë tubuar 7-të pikë, mirëpo ajo që impresionon më shumë tek “gjipspunuesit” është se ende nuk kanë pranuar gol në këtë sezon, ndërsa portieri Elezi e mabjti të paprekur portën edhe në ndeshjen e të mërkurës me Cementarnicën në kuadër të Kupës. Edhe pse Skopje nuk është skuadër për tu nënçmuar, megjithatë nga tabori i Renovës paralajmërojnë do të këkrojnë një fitore të re pa gol të pranuar.
Në ndeshjet tjera në stadiumin komëbatr “Filipi i II”-të do të takohen finalistët e Kupës së vitit të kaluar Rabotniçki dhe Teteksi. Sileksi mirëpret Napredokun, Vardari është mysafir i Horizont Turnovës ku do të kërkojë pikët e para në këtë sezon, ndërsa në Manastir takohen Pelisteri dhe Bregallnica

Dyshet e javës së katërt:
Pelisteri-Bregallnica,
Rabotniçki-Teteksi,
Metalurgu-Shkëndija,
Sileksi-Napredoku,
Renova-Skopje,
Horizonti-Vardari.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *