Home / Lajme / Maqedoni / Dështimet e qeverisë Gruevski i drejton kah opozita

Dështimet e qeverisë Gruevski i drejton kah opozita

26 gusht-
“Mendoj se është keq që nuk i vizitojnë koordinimet kuvendore me ç’rast edhe më tej në njëfarë mënyre evitojnë të votojnë ndryshime të Rregullores. Qëllimi i tyre është të merret raport negativ nga Komisioni Evropian, që është e tejdukshme, por njëkohësisht edhe pikëlluese sepse, duke shpresuar se LSDM-ja do të merr ndonjë pikë politike që më pas të bëjë thirrje se pushteti punon keq, në fakt do t’i bëjnë dëm shtetit”, deklaroi kryeministri Gruevski.

Kryeministri Nikolla Gruevski si hap të keq e vlerëson mosardhjen e deputetëve të opozitës në koordinimet tek kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski.

“Mendoj se është keq që nuk i vizitojnë koordinimet kuvendore me ç’rast edhe më tej në njëfarë mënyre evitojnë të votojnë ndryshime të Rregullores. Qëllimi i tyre është të merret raport negativ nga Komisioni Evropian, që është e tejdukshme, por njëkohësisht edhe pikëlluese sepse, duke shpresuar se LSDM-ja do të merr ndonjë pikë politike që më pas të bëjë thirrje se pushteti punon keq, në fakt do t’i bëjnë dëm shtetit”, deklaroi kryeministri Gruevski.

Ai theksoi se edhe pse nuk është kontestuese se Rregullorja veçmë është harmonizuar, që është konfirmuar edhe nga deputetët e LSDM-së, ata, siç theksoi, kushtëzojnë me gjëra tejet të ndryshme të cilat nuk kanë lidhje me Rregulloren.

“Kjo tregon se intenca nuk ka qenë të miratohet Rregullorja, por të bëhet problem me të cilin Maqedonia mund të merr raport negativ dhe e gjithë kjo të vendoset në kurrizin e Qeverisë dhe të atyre të cilët e kanë marrë përgjegjësinë nga qytetarët”, precizoi kryeministri Gruevski.

Ndërkohë, eurodeputeti Bernd Poselt porositi që partitë politike të krijojnë konsensus për politikën evropiane në shtet.

“Partitë politike duhet të krijojnë konsensus dhe nuk duhet të përzihen diskutimet për çështjet e brendshme me politikën evropiane të shtetit. Opozita nuk duhet të shkojë me Strasburgun ose Brukselin dhe ta nxijë qeverinë personale, kjo nuk i ndihmon shtetit. Të gjitha forcat bashkarisht duhet të punojnë në interes të shtetit”, deklaroi Poselt, i cili ndodhet për vizitë në Republikën e Maqedonisë.

Poselt konsideron se edhe këtë vit, si edhe vitin e kaluar, Maqedonia do të marrë raport pozitiv nga KE-ja.

“Raporti i Parlamentit Evropian dhe Komisionit nga kjo pranverë ishte raporti më pozitiv në historinë e marrëdhënieve midis BE-së dhe Maqedonisë. Është normale që disa pika çdoherë të kritikohen”, deklaroi ai.

Poselt pret që Këshilli i Evropës të marrë vendim për fillim të negociatave me Maqedoninë për anëtarësim në BE më së voni gjatë kryesimit hungarez vitin e ardhshëm, vend mik dhe mbështetës i madh i Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *