Home / Sport / ‘Djali im luan vetëm me Realin’

‘Djali im luan vetëm me Realin’

“Djali im nuk shkon në asnjë skuadër tjetër përveç Real Madridit”. Kjo ka qenë deklarata e babait të mesfushorit Mesut Ozil, për të përditëshmen turke “Hurriyet”.

Mastafa Ozil ka bërë të ditur se ka darkuar sëbashku me djalin e tij në Madrid tek shtëpia e presidentit te klubit madrilen, Fiorentino Perez.

Ai ka theksur se në takimin që ka pasur është folur lidhur me pengesat që po hasen nga skuadra gjermane e Verder Bremenit për transferimin e Mesut Ozilit në “Bernabeu”.

Drejtuesit e skuadrës gjermane kërkojnë shumën prej 30 milionë eurosh për të lënë të lirë yllin e tyre por për Perezin kjo shumë duket shumë e lartë.

Në mbyllje të intervistës për gazetën turke, babai i lojtarit ka thënë se “ne i kemi dhënë fjalën presidentit Perez dhe ne jemi njerëz që e mbajmë fjalën e dhënë. Në këtë mënyrë Mesut Ozil do të luajë vetëm me skuadrën e Real Madridit”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *