Home / Lajme / Maqedoni / DR: Bajrami po manipulon me statusin e UÇK-së

DR: Bajrami po manipulon me statusin e UÇK-së

21 gusht-
T’ju rikujtojmë zotëri ministër se që në momentin që keni marrë pushtetin keni premtuar se shumë shpejtë do të zgjidhni çështjen e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës mirëpo na rrejtët. Më vonë keni thënë se për këtë çështje keni formuar komisione në kuadër të koalicionit, mirëpo ju demantuan partnerët e koalicionit dhe zëvendësministri juaj. Tani përsëri jeni duke premtuar, por e dijmë se përsëri po mashtroni”, ka theksuar deputeti Zymberi.

Nënkryetari i DR-së, Abedin Zymberi ka akuzuar ministrin e Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami për siç thuhet manipulimet lidhur me zgjidhjen e statusit të UÇK-së.

“Dje ishim dëshmitarë se si edhe njëherë ashtu si edhe shumë hera tjera Ministri për Punë dhe Politikë Sociale Xhelal Bajrami manipulon me opinionin publik shqiptar e në veçanti i mashtron familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës të vitit 2001, kategori shoqërore kjo e cila është me e prekura edhe pas 9 viteve të përfundimit të konfliktit të vitit 2001. T’ju rikujtojmë zotëri ministër se që në momentin që keni marrë pushtetin keni premtuar se shumë shpejtë do të zgjidhni çështjen e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës mirëpo na rrejtët. Më vonë keni thënë se për këtë çështje keni formuar komisione në kuadër të koalicionit, mirëpo ju demantuan partnerët e koalicionit dhe zëvendësministri juaj. Tani përsëri jeni duke premtuar, por e dijmë se përsëri po mashtroni”, ka theksuar deputeti Zymberi.

Ai ka pyetur se përse Bajrami nuk e përkrahi Propozim-Ligjin e propozuar së bashku me deputetin e pavarur Daut Rexhepi.

“Ju më tepër se çdokush i keni borxh kësaj kategorie t’ia zgjidhni problemin sepse në emër të tyre sot jeni ulur në kolltuqet qeveritare dhe keni harruar se kush ju ka zgjedhur atje.Për në fund mund të them se deri më tani e kemi konstatuar se e keqja e shqiptarëve në Maqedoni është VMRO-DPMNE-ja, mirëpo me hapat e fundit të ministrave shqiptar dhe të BDI-së përfundimisht shqiptarët në Maqedoni kanë dy të këqija, edhe VMRO-DPMNE-në edhe BDI-në. Për fat të keq, tani nuk e dimë se cila është më e keqja nga të dyja!”, ka nënvizuar nënkryetari i Demokracisë së Re, Abedin Zymberi.

Ndryshe, Statusi i ish-pjesëtarëve të UÇK-së nuk përjashtohet mundësia të zgjidhet edhe dy vite, pra deri në fund të mandatit të koalicionit qeveritar. Ministri për punë dhe politikë sociale, Xhelal Bajrami sot doli me një deklaratë ndryshe nga ato të mëparshmet duke mos saktësuar kohën për zgjidhjen e problemit 9 vjeçar. Sipas tij, për këtë problem tani po bisedohet në nivele të larta duke shpresuar në zgjidhje brenda mandatit të qeverisë.
“Nuk do të prononcohemi tani për afate, se kur këtë muaj tjetrin, apo muajin tjetër. Çka është më kryesorja është duke u biseduar në nivele më të larta, është duke u biseduar shumë seriozisht për sa i përket kësaj çështjeje dhe ne shpresojmë se gjatë këtij mandati do të arrijmë që të mbyllim këtë çështje të hapur dhe shumë të ndjeshme”, theksoi ministri Bajrami.
Ndryshe, në një deklaratë të vitit të kaluar, të dhënë më 26 tetor, ministri Bajrami kishte thënë se çështja do të zgjidhet deri në fund të vitit të atij viti: “Mendoj se ka ardhur koha që të zgjidhet, që kjo kategori e qytetarëve të Maqedonisë të kenë një zgjidhje fatlume dhe unë shpresoj se deri në fund të vitit meqenëse negociatat kanë filluar unë vërtet shpresoj se deri në fund të vitit do të gjejmë zgjidhje e cila kryesisht do të jetë e pranuar”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *