Home / Lajme / Maqedoni / Dr me akuza ndaj BDI-së

Dr me akuza ndaj BDI-së

25 gusht-
Ndërkohë deri në fund të javës pritet tw vendosen edhe dy luanë të tjerë të cilët në pjesën veriore të urës. Statujat e luanëve kanë gjatësi prej 5 metrave, peshojnë 5 tonë dhe kanë kushtuar 1 milionë e 150 mijë euro.

Demokracia e Re e Imer Selmanit, ka akuzuar sot koalicionin qeverisës VMRO DPMNE – BDI se ka humbur sensin politik.

Sipas kësaj partie, vendosja e djeshme e luanëve në pjesën jugore të urës ‘Goce Dellçev’ të komunës Qendër të Shkupit, që ndodhet në afërsi të Qeverisë, dëshmon qartë se ky koalicion i mazhorancws, nuk merret aspak me fatin e qytetarëve.
Ndërkohë deri në fund të javës pritet tw vendosen edhe dy luanë të tjerë të cilët në pjesën veriore të urës. Statujat e luanëve kanë gjatësi prej 5 metrave, peshojnë 5 tonë dhe kanë kushtuar 1 milionë e 150 mijë euro.

“Në kohë kur sistemi shëndetësor po ballafaqohet me kolaps të vërtetë, derisa pacientë po vdesin para klinikave dhe qytetarë të shumtë nuk mund të sigurojnë ilaçe për sëmundjet e tyre, në kohë kur në sistemin arsimor kulminojnë skandalet, derisa nxënësit nuk kanë banka dhe karrige në shkollat e tyre, derisa qytetarëve të Haraçinës dhe Zherovjanit iu kanoset epidemi nga kanali dhe deponitë, në kohë kur papunësia e vendit sa shkon e rritet dhe arrin 34% e popullatës, në kohë kur investimet e huaja janë nocion i panjohur për vendit, Qeveria vendos të vazhdojë politikën e saj nacional-romantike” tha zëdhënësi i DR-së Arjanit Hoxha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *