Home / Lajme / Maqedoni / Ëndrrojnë Evropën, sepse skanë kushte në vendlindje

Ëndrrojnë Evropën, sepse skanë kushte në vendlindje

30 gusht-
Gjendja ekonomike, megjithatë, i shqetëson 46 për qind qytetarët e Maqedonisë prej 40 për qind nga qytetarët e BE-së. Përqindje të njëjtë 24 edhe nga qytetarët e Maqedonisë edhe të banorëve të BE-së shpresojnë në përmirësim në 12 muajt e ardhshëm, 35 për qind konsiderojnë se situata do të bëhet e njëjtë, ndërsa 36 për qind presin përkeqësim.

Pothuajse dy të tretat e qytetarëve të Maqedonisë konsiderojnë se anëtarësimi në BE është i mirë për vendin dhe se do të ketë dobi nga kjo, tregon anketa e Eurobarometrit që e zbatoi shërbimi statistikor evropian Eurostat.

Sipas hulumtimit, 60 për qind e qytetarëve të Maqedonisë konsiderojnë se anëtarësimi në BE është i mirë për shtetin, 11 për qind se është keq, ndërsa 27 për qind as njërën as tjetrën. Për dallim nga anketa paraprake e Eurostat vjeshtën e kaluar, numri i atyre që konsiderojnë se eurointegrimi është i mirë është më i vogël për gjashtë për qind, ndërsa ata me mendim të kundërt është rritur për dy për qind. Edhe pse ka zvogëlim prej tre për qind, numri i atyre që besojnë se anëtarësimi në BE do t’i sjellë dobi vendit është 73 për qind.

Për dallim nga qytetarët e Maqedonisë, më pak se gjysma e banorëve të BE-së (49 për qind) konsiderojnë se anëtarësimi i vendeve të tyre në Union është i mirë. Mosbesim drejt BE-së treguan 47 për qind, ndërsa më të pakënaqur janë britanikët 68 dhe grekët 56 për qind.

Në raport me gjendjen ekonomike, pothuajse raporti është i njëjtë në Maqedoni dhe në BE i atyre të cilët vlerësojnë se kjo është keq (MQ 76 %, ndërsa BE-ja 77%). Si të mirë e konsiderojnë gjendjen 23 për qind e qytetarëve të Maqedonisë dhe 22 për qind nga banorët e BE-së . Gjendja financiare e familjeve të tyre si të mirë e vlerësuan gjysma e qytetarëve të anketuar të Maqedonisë dhe 64 për qind nga banorëve të BE-së. Mendim të kundërt kanë 48 për qind e qytetarëve të Maqedonisë dhe 34 për qind nga banorët e Unionit.

Ajo që më së shumti i shqetëson edhe qytetarët e Maqedonisë edhe të BE-së janë papunësia dhe gjendja ekonomike. Papunësimin si problem më të madh e theksuan 63 për qind e banorëve të Maqedonisë dhe 46 për qind e banorëve të BE-së. Gjendja ekonomike, megjithatë, i shqetëson 46 për qind qytetarët e Maqedonisë prej 40 për qind nga qytetarët e BE-së. Përqindje të njëjtë 24 edhe nga qytetarët e Maqedonisë edhe të banorëve të BE-së shpresojnë në përmirësim në 12 muajt e ardhshëm, 35 për qind konsiderojnë se situata do të bëhet e njëjtë, ndërsa 36 për qind presin përkeqësim.

Rreth 75 për qind nga qytetarët e Maqedonisë dhe banorëve të BE-së konsiderojnë se nevojiten masa reformuse shtesë për tejkalimin e krizës. Mbi gjysma e qytetarëve të Maqedonisë (56 për qind) janë të gatshëm që një periudhë të caktuar të jetojnë më keq përderisa kjo sjell standard më të lartë për gjeneratat e ardhshme. Kjo përqindje në BE arrin 46.

Hulumtimin që këto ditë e publikoi Komisioni Evropian është zbatuar prej 5 deri më 28 maj të këtij viti në 27 anëtare të BE-së, në vendet-kandidate për anëtarësim Kroacia, Maqedonia, Turqia dhe Islanda, si dhe në pjesën turke të Qipros. Me anketën në Maqedoni ishin përfshirë 1.048 persona.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *