Home / Lajme / Maqedoni / ‘Etnos’ për deklaratat e Rikerit: ‘SHBA-ja i bie në shpatull Shkupit ‘

‘Etnos’ për deklaratat e Rikerit: ‘SHBA-ja i bie në shpatull Shkupit ‘

Athinë, 31 gusht 2010
Gazeta thekson se me deklaratat e Rikerit në intervistën për televizionin e Shkupit “Alfa”, ai de fakto prezanton pranim të “emrit të dyfishtë” si zgjidhje të kontestit midis Shkupit dhe Athinës gjegjësisht të gjindet zgjidhje kompromise që do ta zëvendësonte referencën IRJM, ndërsa emri Republika e Maqedonisë do të mbetej për përdorim të brendshëm dhe për komunikim bilateral me shtetet të cilat veçmë e kanë pranuar emrin kushtetues.

Urim Hasipi
– “SHBA-ja i bie në shpatull Shkupit”, kështu gazeta greke “Etnos” e komentoi dekleratën e fundit të ambasadorit amerikan në Maqedoni Filip Riker se pozicioni i Uashingtonit për zgjidhjen e kontestit Maqedoni-Greqi nuk parashikon ndryshim të emrit kushtetues, e as Kushtetutën e vendit.

Gazeta thekson se me deklaratat e Rikerit në intervistën për televizionin e Shkupit “Alfa”, ai de fakto prezanton pranim të “emrit të dyfishtë” si zgjidhje të kontestit midis Shkupit dhe Athinës gjegjësisht të gjindet zgjidhje kompromise që do ta zëvendësonte referencën IRJM, ndërsa emri Republika e Maqedonisë do të mbetej për përdorim të brendshëm dhe për komunikim bilateral me shtetet të cilat veçmë e kanë pranuar emrin kushtetues.

Filip Riker, shton gazeta, bind se zgidhja e kontestit nuk do ta rrezikojë identitetin deh gjuhën maqedonase.

“Nuk mendojmë se zgjidhja duhet të sjellë deri në ndryshim të emrit kushtetues ose të Kushtetutës. Kjo është Kushtetuta juaj, dokumenti juaj i shejtë. Ajo që nevojitet, është që të dyja palët Greqia dhe Maqedonia të arrijn marrëveshje për një emër ndërkombëtar i cili do ta zëvendësojë IRJM-në dhe se ku ai do ëtë përdoret. Ajo që ne mbështesim është që të kthehemi drejt çështjes së vërtetë, ndërsa ato nuk janë çështjet për identitetin ose gjuhën, por u përkasin gjetjes së një zgjidhjeje e cila do të mundësojë ta ruani Kushtetutën dhe të inkuadroheni në Aleancën Veriatlantike”, e transmeton “Etnos” deklaratën e Rikerit.

Gazeta komenton se deklaratat e ambasadorit të SHBA-së në Shkup vinë në virgjile të iniciativës së re nga ndërmjetësuesi i KB-së Metju Nimic për zgjidhjen e çështjes për emrin dhe në kohë kur kërkohet formulë për tejkalimin e situatës pa rrugëdalje në negociatat për emrin.

DUhet të shihet se nëse deklaratat e Rikerit e reflektojnë pozicionin e tërësishëm zyrtar amerikan dhe se nëse Athina është e njoftuar me formimin e kornizës së re për negociatat, shkruan “Etnos”.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *